I ftohti polar mbërrin në Shqipëri, ja parashikimi i motit për sot


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell por që herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të izoluara dëbore, më të theksuara në zonat juglindore. Edhe fundjava pritet të jetë e ftohët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -10°C në -2°C, në zonat e ulëta nga -2ºC në 05°C dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 07°C.

Era do të fryej në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.


Like it? Share with your friends!