Histori suksesi: Nga një kompani në krizë në një fabrikë ekselence


Nga një kompani me një fat të pasigurt në një fabrikë përsosmërie. Kjo është historia e ONAF – Officina Nazionale Armamento Fonderia – fabrika historike e produkteve të çelikut për hekurudha në  Bari. Ajo rrezikonte të mbyllej, por që më pas, e marrë nga “FS Group” përmes filialit të saj RFI në vitin 2016, pa dritën e zhvillimit,  duke u bërë e specializuar  në prodhimin e paisjeve  në çelik dhe mangani të derdhur për hekurudha. FS Group, një pikë kthese për kompaninë bëri të mundur që të investonte rreth 33 milion euro. Sot, për këtë arsye, ONAF ka rritur  numrin e të punësuarve, ajo  punëson direkt 116 persona dhe prodhon rreth 1,700 paisje hekurudhash në vit. “ONAF” prodhon pjesë çeliku dhe është një shkritore e dytë për hedhjen, ku lënda e parë e përdorur për prodhimin e çelikut është skrap me ngjyrë, e cila shkrihet në furrat e shkallës 1600 . Në punëtorinë Bari  prodhohen 16 lloje. Paisjet që prodhohen  i shërbejnë të gjithë rrjetit kombëtar dhe kanë një destinacion të dyfishtë: disa dërgohen në Officina Nazionale Armamento në Pontassieve (FI) ku ruhen dhe montohen me përbërës të tjerë për realizimin e shkëmbimeve të shinave , të tjerat dërgohen drejtpërdrejt në terren  për aktivitetet e mirëmbajtjes përgjatë linjave të trenave. //Telebari

 


Like it? Share with your friends!