Tenton të kalojë kufirin, me dokumenta të falcifikuara, arrestohet nga policia


Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka bërë me dije se ka arrestuar një person që dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falcifikuara.

Njoftimi i Policisë;

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.


Like it? Share with your friends!