Nuk u prek nga covidi, vaksina mbërrin në qendrën e të moshuarve


Një vaksinim nën ritmin e muzikës. Ata e mirëpritën ardhjen e stafit të vaksinimit me një atmosferë të gëzueshme.  Kjo ishte panorama që i parapriu vaksinimit në “Casa Caterina”  në Adelfia. Një nga qendrat  e pakta për të moshuarit që arriti të  shmangin infeksionet e COVID-19, në Rajonin Pulia në Itali.  Rezultati i cili erdhi nga  vëmendja e madhe për zbatimin e masave sidomos nga stafi.  Si rezultat i këtyre masave këta njerëz vuajtën për muaje të tëra moskontaktit njerëzor, po  arritën që të mbanin larg infeksionin . Edhe stafi që kreu vaksinimin ju nënshtruar fillimishtë një tamponi dhe pasi janë pritur rezultatet është mundësuar hyrja në qendër.

Maria është  103 vjeçe dhe është e para që i nënshtrohet vaksinimit. Pastaj vjen radha për të tjerër,  të cilët pas 15 ditësh, me rikujtimin e vaksinimit, më në fund do të jenë në gjendje të marrin frymë lehtësisht. “Vaksinimi i njerëzve më të dobët, veçanërisht të moshuarit, ka një qëllim të dyfishtë: të mbrojë ata që janë më të rrezikuar dhe të parandalojë shpërthimet e mëdha dhe mbingarkesat e spitaleve në një kohë të shkurtër”. Kjo u nënvizua  nga një prej anëtarët e ekipit Covid të ASL të Barit, i cili, ka qenë në krye të proçesit të marrjes të tamponeve dhe gjurmimit të kontakteve, tashmë po lëviz nëpërr ambienteve të ndryshme për të moshuarit për të administruar proçesin e vaksinimit.//Telebari


Like it? Share with your friends!