“Teatrot e Barit” do të shërbejnë si qendra vaksinimi


BARI – Teatrot Kismet, Radar dhe “Cittadella degli Artisti” janë  të gatshme për të kontribuar në vaksinimin masiv kundër Covid-19. Konferenca Shteti-Rajonet i ka dhënë dritën jeshile planit të vaksinave dhe që nga fillimi i janarit faza e parë e vaksinimit ka filluar në të gjithë vendin. Një propozim-zgjidhje mund të jenë që strukturat e mëdha që janë pjesë e Tric-Teatri në Bari, përkatësisht Teatri “Kismet” në Bari, Teatri “Radar” në Monopoli dhe “La Cittadella degli Artisti” në Molfetta, të shërbejnë si vende vaksinimi.

«Teatri është vendi publik ku një komunitet, shikon jashtë vetes  dhe bëhet i vetëdijshëm për të gjitha çështjet politike, kulturore, morale dhe shoqërore – tha Vincenzo Cipriani, drejtori i “Tric-Teatri” di Bari-. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi detyruar të ndalemi nga shfaqjet, por nuk ndihemi indiferentë, as të përjashtuar nga sfida e kësaj kohe të vështirë që na çorienton dhe shqetëson. Kjo është arsyeja pse ne do të dëshironim të ofronim mbështetjen tonë për komunitetin duke i bërë hapësirat tona të disponueshme për aktivitete që mund të jenë të dobishme në menaxhimin e fazës së epidemisë në vend », tha ai.

Teatri Kismet në Bari po shihet si mundësi për t’u bërë një vend në shërbim të vaksinimeve masive  falë dhe ristrukturimit të fundit, i cili ka parë një zgjerim të rëndësishëm të kapacitetit të pritjes me krijimin e një salle me 400 vende. “Ne shpresojmë që të jemi në gjendje të kthehemi së shpejti për t’i bërë teatrot të funksionojnë  në destinacionin e tyre të vërtetë artistik dhe kulturor – përfundon Cipriani -, por ndërsa Qeveria vendos të rihapë këto struktura që mund të bëhen funksionale dhe të dobishme për shoqërinë në një moment kaq delikat”, ne shohim me mjaft pozitiviet dhe vihemi në shërbim”, tha ai. //Telebari


Like it? Share with your friends!