Bota, vazhdon “betejën” me COVID-19


Edhe ardhja e vitit 2021 nuk përmisoi situatën e COVID-19 në botë. Shumë shtete janë duke u përballur me shifra të mëdha përsa i përketë numrit të të prekurve dhe atye që po humbin betejën  me sëmundjen.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë tashmë shkoi në 100 milionë.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se Shtetet e Bashkuara me mbi 25 milionë raste, mbeten vendi më i prekur në botë.

Rastet në SHBA, të kombinuara me ato në Indi, Brazil, Rusi dhe Britani, përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara.

Shifra 100 milionë përfaqëson 1.3 për qind të popullsisë së botës, por ekspertët e shëndetit thonë se shumë raste nuk raportohen – çfarë do të thotë se numri aktual i tyre është shumë më i lartë.

Britania, të martën, u bë vendi i parë në Evropë, ku numri i viktimave nga koronavirusi kaloi 100,000.

Një variant i ri i koronavirusit, i detektuar për herë të parë në Britani, është përhapur tashmë në disa vende të botës dhe thuhet se është më ngjitës.

Kjo ka bërë që autoritetet t’i ashpërsojnë ose zgjasin masat e izolimit në disa vende


Like it? Share with your friends!