Goditja e paligjshmërisë, në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale


Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës, bëri me dije se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.01.2021, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Në momentin e konstatimit, ky shtetas ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit S. K. dhe për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në ngarkim të shtetasit E. K.

 


Like it? Share with your friends!