Kriza nga COVID-19, alarmi i birrarive Apuliane: Paguajmë taksa mbi prodhimin, jo shitjet


“Dëshironi një birrë? Tani për tani, jo, nuk mundemi ”. Është kjo hyrja e një letre të gjatë e shkruar nga birraritë e disa rajoneve të Italisë Jugore, drejtuar autoriteteve. Sektori, si të tjerët të grupit, po paguan pasojat e pandemisë. Me rrethanën rënduese të mospërfshirjes së birrarisë artizanale në kategoritë përfituese të pijeve freskuese. Kësaj i shtohet edhe dispozita e mëtejshme e parashikuar nga një dekret i vitit 2019 i cili kërkon, duke filluar nga 31/12/2020, instalimin e një “counter-litri”, takse për litër,  për të kontrolluar prodhimin.

“Në fakt, pak njerëz e dinë që akcizat paguhen edhe për birrën dhe detyrimi për të parashikuar këtë plotësim të mëtejshëm përmes një pajisjeje që do të instalohet në impiante, është një kosto shtesë që në këtë momente ka vënë në mjaft vështirësi kategoritë e këtij shërbimi që janë mjaft kompani”, shpjegon Mimmo Loiacono nga “Birrificio” në Bari, i cili shpjeon situatën  për  Telebari.

Kategoritë kanë filluar diskutimet me përfaqësuesit e politikës kombëtare. Por kriza qeveritare i ndërlikon më tej gjërat, në një kohë që është tashmë e vështirë për ekonominë.// Telebari


Like it? Share with your friends!