Protesta masive kundër masave të reja anti-Covid


Disa vende evropiane kanë vendosur kufizime të reja ose kanë forcuar masat parandaluese COVID-19 që pas festave  të  Vitit të Ri. Kjo ka shkaktuar protesta të dhunshme në Danimarkë, Hollandë dhe Spanjë. Qytetarët belgë dolëb nëpër rrugët e vendit dhe po protestojnë kundër masave të vendosura nga autoritetet.

Policia e Brukselit paralajmëroi disa herë njerëzit që të mos grumbulloheshin dhe në fund ia doli që të shpërndante protestat pa përdorur dhunë.

Protestat nisën pasi autoritetet ndaluan qarkullimin duke filluar prej orës 21:00.

Kjo ka ndodhur pas përhapjes së varianteve të reja të COVID-19, të cilat sipas ekspertëve janë me shkallë infektimi më të lartë.

 


Like it? Share with your friends!