Rialokimi i fondeve për rindërtimin, tjetër mbledhje e Këshillit Bashkiak sot në Durrës


Këshilli Bashkiak në Durrës, ka njoftuar sot organizimin e një tjetër mbledhje të rëndësishme, nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. Sot në orën 12:00 është njoftuar mbledhja e këshillit, ku në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë: për rialokimin e fondeve të përfituara në formën e transfertës së pakushtëzuar. Për më shumë ndiqni rendin e ditës së mbledhjes së sotme:

 

___________________________ _____    _______ ____________________________

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA DURRËS

                                               KËSHILLI  BASHKIAK

 

 

NJOFTIM PËR RENDIN E DITËS

Mbledhje Jashtëzakondshme

Me Mjete Të Komunikimit Elektronik

 

Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 51, të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infenksionit të shkaktuar nga COVID-19“, neni 5 “Vendimmarrja nga Organet Kolegjiale„ Këshilli Bashkiak Durrës,

 

NJOFTON:

 

DITËN E PREMTE, DATA 05.02.2021, ORA 12:00, KËSHILLI DO TË MBAJË NJË MBLEDHJE TË JASHTËZAKONDSHME NËPËRMJET MJETEVE TË KOMUNIKIMIT ELEKTRONIK, ME KËTË REND DITE:

 

****

 

MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES

 

1.

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit

PËR RIALOKIMIN E FONDEVE TË PËRFITUARA NË FORMËN E TRANSFERTËS SË PAKUSHTËZUAR NGA FONDI I RINDËRTIMIT I BUXHETIT TË SHTETIT ME VLERË 1,241,641,916 LEKË TË PASHPENZUARA NË VITIN 2020, QË DO TË TRASHËGOHEN NË VITIN 2021

 

 

Në mbështetje të nenit 5 të Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020, të nenit 33, neni 34/1, neni 77 /8  të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, anëtarët e Komisionit të Këshillit Bashkiak pasi shqyrtojnë me njëri tjetrin elektronikisht projektvendimin përkatës, dërgojnë me email propozimin e tyre (RAPORTIN) mbi projektvendimin sipas grafikut të mëposhtëm.

 

Data 04.02.2021

 

Pika  1,  do të shqyrtohet nga:

  • Komisioni i Buxhetit, Financës dhe Taksave-Tarifave

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 20.30.

 

 

 

 


Like it? Share with your friends!