Gjyqi i Senatit, ish presidenti Trump refuzon kërkesën për të dëshmuar


Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump, të enjten refuzuan një kërkesë nga Demokratët që Trump të dëshmonte në gjyqin e tij të fajësimit të vendosur për të filluar në Senatin e SHBA, javën e ardhshme.

 

“Presidenti nuk do të dëshmojë në një proces antikushtetues”, tha këshilltari i zotit Trump për agjencinë Reuters.

 

Trump akuzohet se nxiti rebelimin kur u bëri thirrje përkrahësve të tij të luftonin kundër humbjes së tij në zgjedhje para se të sulmonin Kapitolin.


Like it? Share with your friends!