U gjet pa jetë në breg të detit, policia identifikon personin, jetonte i vetëm


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka identifikuar personin e gjetur të mbytur tre ditë më parë, në zonën e plazhit. Sipas policisë burri jetonte i vetëm, ndërkohë që materialet i  kaluan organit të akuzës, për vlerësim.

Informacioni i policisë:  

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më datë 06.02.2021 se në orën 07:30, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull i paidentifikuar, ju njoftojmë se nga specialistët e Stacionit së Policisë Plazh, ky shtetas është identifikuar si A. I., 59 vjeç, i cili banonte i vetëm në Durrës.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

 

 


Like it? Share with your friends!