Grumbullime dhe manifestim, proçedohen penalisht dy organizatoret


Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Durrës bëri me dije se procedohen penalisht 2 organizatore aktivitetesh, pasi akuzohen se organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” shtetaset: E. G., 38 vjeçe banuese në Tiranë dhe K. K., 35 vjeçe, banuese në Durrës.

Këto shtetase më datë 12.02.2021, rreth orës 16:00, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar një tubim të paligjshëm, pa lejen e organeve kompetente dhe në kundërshtim me Aktin Normativ nr.3, datë 15.08 2020, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

 

 


Like it? Share with your friends!