Vaksinimi për 80 vjeçarët, kërkesa të panumërta nëpër farmaci


A person receives an injection with an influenza vaccine during winter campaign 'Vacci' Nice' in Nice, France, 24 October 2017.ANSA/SEBASTIEN NOGIER

Ka nga ata që kanë kërkuar të përfshihen në proçesin e vaksinimit edhe nëse janë nën moshën e përcaktuar. Dikush tjetër pretendoi të vaksinohej direkt në farmaci. Nga ana tjetër rezervimi për mbi 80 vjeç vazhdon pas ditës së parë të hapjes së proçesit.  Sot, portali rajonal për t’u regjistruar përmes internetit ka punuar rregullisht, megjithëse ka pasur raporte për ngadalësime të proçesit. Duke pasur parasysh moshën e kategorive të përfshira në këtë fazë,  kujtohet se vetëm personat e moshës 80 vjeç e lart mund të rezervohen në këtë fazë të vaksinimit. Sipas specialistëve ekzistojnë gjithmonë dy alternativa: Kupa ose sportelet aktive në farmaci. Nëpër farmaci ka rradha, por situata është nën kontroll. Këtë mëngjes në Carbonara fluksi ishte intensiv, por situata nën kontroll.  Specialistët shpjegojnë indikacionet e vlefshme për çdo rezervim mjekësor, që janë shkuarja  në farmaci me një kartë shëndetësore në dorë dhe ndoshta një përfaqësues nëse rezervon për prindërit ose gjyshërit tuaj.// Telebari


Like it? Share with your friends!