Covid në Pulia, nga tamponi te vaksinimet: mjekët e familjes në front me virusin


Nga tamponët tek vaksinat. Mjekët e familjes janë  ata që  përgjigjen. Për sekretariatin rajonal të  shëndetsisë  në  Puglia, roli që ka kjo kategoria është  tepër i vështirë  në këto momente. Edhe pse ka akoma vështirësi në prenotimin e tamponëve (testi kryhet pas shumë ditësh në lidhje me kërkesën e mjekut të familjes, me shqetësime serioze në menaxhimin e dyshimeve pozitive), vullneti është që të kërkohet përfshirje më e madhe nga rajoni, sipas specialistëve.  “Ne mund  të  quhemi si karabinierët lokalë të shëndetit – shpjegon Dr. Anna Lampugnani – pasi jemi të përfshirë  në të gjitha fazat e menaxhimit të pandemisë.” Referenca i referohet gjithashtu këtij momenti specifik: nëse administrimi i vaksinave Pfizer dhe Moderna kërkon metoda të ruajtjes që është e vështirë të arrihen në zyrat mjekësore, ardhja e atyre të AstraZeneca mund të shohë mjekët e familjes si protagonistë: “Ekziston një disponueshmëri e dhënë me kusht që kjo të bëhet sipas modeleve specifike dhe me një logjistikë që funksionon “, tha ajo, ndaj mjekët e familjes  janë  të  parët që  po përballen me situatën e covid.//Telebari


Like it? Share with your friends!