Aksidenti ku humbi jetën 70 vjeçarja me covid, arrestohet shoferi i ambulancës


Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar drejtuesin e ambulancës që udhëtonte dje për në Tiranë, por në autostratë mjeti doli nga rruga, ku si rezultat humbi jetën 70 vjeçarja që do të transportohej në spitalin covid.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 


Like it? Share with your friends!