Në timon në gjendje të dehur, arrestohen nga policia


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bëri me dije se ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe kanë arrestuar dy drejtues mjetesh që rezultuan të dehur në timon.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur në masën 1.09 mg/l.

F. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!