Ngjarja astrologjike që ndodh nesër do ndikojë tek të gjitha shenjat. Por si?


Ka qenë një vit i lodhshëm, rraskapitës, me pandemisë. Të gjithë kanë nevojë për një pushim, relaks të mendjes. Për fat të mirë në 18 shkurt, pra nesër, Dielli hyn në shenjën e fundit të zodikut, tek Peshqit duke na sjellë qetësi, duke na ndihmuar në gjetjen e dhembshurisë për të tjerët.

Shenjat e ujit si Gaforrja. Akrepi dhe Peshqit do të shkëlqejnë.

Shenjat e paqëndrueshme si Binjakët, Virgjëresha dhe Shigjetari mund të ndjehen sikur janë kapur në një vorbull ndjenjash.

Sigurisht ka një të keqe gjatë sezonit të Peshqve. Mund të rrezikoni të vendosni zemrën para mendjes. Fakti që keni një mori ndjenjash nuk do të thotë që të vini zemrën para mendjes.

Po shenjë për shenjë?

Dashi

Jeni një person shumë entuziast. Do shkëlqeni në fillimin e projekteve dhe marrëdhënieve të reja. Është një kohë emocionale.

Demi

Gati për t’i dhënë jetës suaj shoqërore një shkëlqim? Të gjitha këto emocione që po ndjeni janë goxha jashtë karakterit tuaj. Ekuipazhi juaj po shton fuqitë dhe po ju mbështet. Ju ndërkohë argëtohuni!

Binjakët

Cilat janë ëndrrat tuaja? Cilat janë qëllimet tuaja më të mëdha? Si është reputacioni juaj dhe si mund ta përmirësoni atë? Sezoni i Peshqve po ju kërkon t`u jepni përgjigje këtyre pyetjeve. Përdorni të gjithë energjinë për të përveshur mëngët dhe nisur nga puna.

Gaforrja

Ky muaj do ju ndihmojë të dilni nga guaska juaj! Jeta juaj po shdërrohet në një aventurë të madhe, si fillim duhet të dilni nga shtëpia.

Luani

Intimiteti juaj do aktivizohet. Jeta juaj e dashurisë është gati të shkëlqejë. Lidhja juaj emocionale me partnerin tuaj do të bëhet shumë, shumë më domethënëse.

Virgjëresha

Do përqendroheni në punët tuaja të biznesit. Nëse doni t’i jepni miqësisë tuaj ose dashurisë së jetës një freskim, ose të filloni diçka të re, tani është koha, thjesht prisni derisa “Mërkuri në Retrograde” të përfundojë më 20 shkurt.

Peshorja

Jeta në punë është përparësia juaj numër një këtë muaj. Orari juaj do jetë i zënë me punë dhe pa pushime. Mos u stresoni, sidoqoftë! Ndërkohë që punoni, do vimi re se edhe pjesa tjetër e jetës suaj do ecë mirë. A është kjo argëtuese? Thjesht mos harroni se zakonet dhe rutinat e përditshme (të mira dhe të këqija) që vendosni tani do të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

Akrepi

Dashuria ndihet në ajër! Sezoni i Peshqve është pothuajse gjithmonë një shpërthim për ju, Akrep, sepse rregullon romancën, seksin dhe argëtimin. Mund të jetë sezoni i Peshqve, por duket sikur je ti ylli i shfaqjes. Nëse jeni duke kërkuar për një flirt, tani është koha t’i jepni jetës suaj të dashurisë shkëlqimin që dëshironi dhe meritoni!

Shigjetari

Jeni mësuar të jeni ekstrovertë, ekspresivë dhe gjithmonë në lëvizje, por ky muaj do jetë një pauzë. Do bëheni introvert dhe jeta juaj në shtëpi me familjen do bëhet përparësia kryesore. Merreni lehtë këtë muaj.

Bricjapi

Edhe pse njiheni për seriozitet dhe të qenit stoik, jeni zemërbutë. Ju prireni të jeni më shumë pragmatik sesa idealist, por jo më! Do rilidheni me disa njerëz. Në vend që të lidheni në një nivel intelektual, ju do mësoni rëndësinë e emocioneve në marrëdhëniet tuaja të vjetra dhe të reja. Kjo do jetë në të mirën tuaj.

Ujori

Edhe pse është zyrtarisht sezoni i Peshqve, ju po e shijoni atë. Ndërsa kalojnë javët, jeta fillon të ngadalësohet dhe ju mund të riktheheni në rutinën tuaj të rregullt ditore.

Peshqit

Gëzuar ditëlindjen!!! Është koha juaj e vitit dhe bota është e juaja. Cilat janë aspiratat tuaja profesionale? Qëllimet në marrëdhënie? A keni ndonjë projekt personal që dëshironi të nisni? Çfarëdo që të dëshironi, shkoni për të. Dielli, në fund të fundit, është vetëm në shenjën tuaj. Është koha më e mirë për të filluar diçka, çdo gjë të re, prandaj merruni me të!

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al


Like it? Share with your friends!