Horoskopi për datën 19 shkurt nga Russell Grant


Dashi

Njerëzit që interesohen shumë në punët tuaja do jenë konfuzë. Tani është koha për të zgjidhur çështje të rëndësishme që duhet të trajtohen. Nëse e lini për më vonë, dikush tjetër do të përpiqet ta marrë përsipër këtë gjë dhe ju e urreni këtë. Ju urreni njerëzit që ndërhyjnë në punët tuaja.

Demi

Miqtë do befasohen nga ju. Ata do të shohin anën më spontane, imagjinare dhe fleksibël të natyrës tuaj. Ju zakonisht nuk jeni personi i parë në grup që dëshironi të provoni diçka të re, por kur diçka ju frymëzon dhe motivon, i inkurajoni të tjerët që ta bëjnë këtë gjithashtu.

Binjakët

Një gjë që keni filluar të vini re tani është ritmi më i shpejtë i jetës. Do të duhet të merrni disa vendime të shpejta. Disa njerëz do të tronditen nga sa shpejt mund ta vini në punë mendjen tuaj, por ju e ndjen urgjencën e një situate dhe e dini që nuk ka vend për hezitim.

Gaforrja

Jeni duke parashikuar një ditë përgjithësisht të relaksuar. Fokusi juaj është në marrëdhëniet në shtëpi ose në vendin e punës dhe sa më shumë që u kushtoni vëmendje të tjerëve, aq më shumë ata do të bashkëpunojnë me ju. Vënia e vetes në dispozicion të të tjerëve sa më shumë që të jetë e mundur, do t’i bëjë njerëzit të ndjejnë se e vlerësoni miqësinë me ta.

Luani

Ju dëshironi të ndani një lidhje të thellë emocionale me dikë të veçantë. Diçka po ju pengon të lidheni. Ka shumë gjëra që ndodhin në jetën tuaj dhe nuk po e shihni shumë njëri-tjetrin. Nëse duhet të kaloni ca kohë larg, telefonatat me video do t’ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen e ndarjes.

Virgjëresha

Keni qenë duke shpresuar në mundësinë për të udhëtuar jashtë gjatë gjithë kësaj kohe. Dëshironi të ndryshoni ambient. Planet për t’u larguar duhet të shtyhen përsëri. Të paktën pajtohuni me familjen tuaj që të udhëtoni së bashku sapo të keni një shans për ta bërë këtë.

Peshorja

Ia kishit lënë dikujt tjetër të merrte masa dhe tani do të donit që të mos e kishit bërë. Ata mund të mos bëjnë ato që ju kishit në mendje. Megjithatë, tani është tepër vonë për të bërë diçka në lidhje me këtë gjë. Qëndrimi juaj pozitiv mund ta kthejë në një përvojë interesante në fund të fundit.

Akrepi

Kufizimet e Covid-it vazhdojnë të pengojnë aktivitetet tuaja dhe kjo po ju shkatërron. Mbajtja e kontaktit me miqtë përmes telefonatave me video mund të jetë zhgënjyese në momentet kur problemet e teknologjisë ndikojnë në komunikim. Një ide krijuese do të ketë domethënie të veçantë për dikë të afërt. Kalimi i kohës me një kafshë shtëpiake mund të kompensojë përqafimet dhe kontaktet fizike që ju mungojnë.

Shigjetari

Do të sfidoheni të krijoni ide për të përmirësuar metodat ose procedurat e punës. Asnjëherë nuk ju kanë munguar idetë dhe një qasje tjetër do të jetë pikërisht ajo që nevojitet për të përfituar nga mjedisi i punës. Humori juaj përmirësohet kur shfrytëzoni mundësitë për të punuar në sfida të reja.

Bricjapi

Keni mendimin tuaj për një çështje që familja ka diskutuar. Problemi juaj kryesor do të jetë t’i shpjegoni vendimin tuaj dikujt që doni. Njerëzit supozojnë se ju do ta ndiqni patjetër një mundësi pune të papritur. Mund t’u duhet pak kohë për të kuptuar pse ngurroni.

Ujori

Ju dyshoni se një anëtar i familjes ose një mik ndihet i izoluar dhe i vetmuar. Ky njeri e ka pasur zakon në të kaluarën që të shkëputet nga njerëzit kur ndihet i dëshpëruar. Një gjë që kjo pandemi ka sjellë për të gjithë ne është rëndësia e lidhjes përsëri me familjen dhe fqinjët.

Peshqit

Një dhuratë do t’ju bëhet nga partneri vetëm për t`ju treguar se kujdeset për ju. Kjo mund të mos jetë diçka që do ta kishit zgjedhur për veten tuaj, por rëndësi ka mendimi i tij për ty. Nëse jeni vetëm, një partner romantik do shfaqet në jetën tuaj.


Like it? Share with your friends!