Rikthehen aktivitete sportive në Durrës, zhvillohet kampionati kombëtar i peshngritjes për të rritur


Federata Shqiptare e Peshngritjes ka nisur sot në qytetin bregdetar të Durrësit, kampionatin kombëtar të peshngritjes për të rritur.  Pas një heshtje artistike-kulturore dhe sportive në qytet si kudo në vend, për shkak të situatës së COVID-19 Federata Shqiptare e Peshëngritjes, me mbështetjen e bashkive të Tiranës dhe Durrësit, Ministrisë së Arsimit,  mundësoi zhvillimin e këtij kampionati, i cili startoi sot në mjediset sportive të Pallatit të Sportit “Ramazan Njaja”.

President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes  Elez Gjoza, bëri me dije për mikrofonin e AdriaNet se në këtë këtë kampionat garojnë 16 klube dhe janë zbatuar të gjitha protokollet anticovid, për sigurinë e shëndetit të sportistëve dhe stafeve.

Ndryshe nga herët e tjera ky kampionat nuk do të zhvillohet në një ditë, por në dy ditë dhe kjo sipas President i Federatës Gjoza, është një tjetër risi e tij.

Në këtë kampionat sipas Gjuzës do të shpërndahen katër kupa dhe me këtë rast ai nuk harron të falenderojë ata që mundësuan realizimin e këtij kampionati.

Rikthimi i aktiviteteve të Federatës Shqiptare të Peshngritjes i hap rrugën kështu zhvillimit të eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku federata shqiptare synon që të marr pjesë, duke synuar dhe kupa.

Rikthimi i eventeve sportive në Durrës ka mbushur me jete pallatin e sportit “Ramazan Njala” dhe ajo që uroet dhe shpresohet është që të rikthehen dhe aktivitetet sportive të sporteve të tjera.


Like it? Share with your friends!