Një tjetër kopësht me kushte dhe standarte evropiane, hap dyert për 150 fëmijë


Gjatë vizitës në kopshtin 1 Qershori i cili është kopshti i parë që është ndërtuar në Durrës rreth viteve ’50. I dëmtuar nga tërmeti ky kopësht ka ndryshuar tërësisht, pasi është kryer rikonstruksioni i tij total me fondet e BE duke krijuar mjedise cilësore për mirërritjen e fëmijëve.
Godina që tashmë është me standarte të larta sigurie e rinovuar sipas parimit të efiçiencës energjitike është pajisur me sistem ngrohje e ftohje, sistem mbrojtjeje kundër zjarrit, rrjet kamerash, po kështu është bërë sistemimi i të gjithë territorit përreth kopshtit. Kopshti është transformuar tërësisht duke patur tashmë ambiente moderne.

Like it? Share with your friends!