Horoskopi për datën 24 shkurt nga Russell Grant


Dashi

Njerëzit që janë të përfshirë në një situatë konfuze nuk po ndihmojnë për t’i bërë gjërat më të lehta. Dikush ose po i keqkupton disa fakte ose po zgjedh t`i injorojë ato më të dukshmet. Ju mund të duhet të gjeni metoda delikate për të kapërcyer pengesat që të tjerët duket se po shkaktojnë qëllimisht. Mund të filloni duke i mbajtur disa plane për veten tuaj.

Demi

Dikush nuk ka aftësitë praktike të nevojshme për të përmbushur detyrimet aktuale. Një projekt i komplikuar nuk ka bërë shumë përparim dhe mund të varet nga ju që të merrni disa punë shtesë në mënyrë që të lëvizni përpara.

Binjakët

Çdo gjë që ju mban mendjen aktive ju ndihmon të jeni të motivuar. Keni kaq shumë ide për të ndarë me familjen, kolegët dhe miqtë tuaj. Vetëm sigurohuni që askush tjetër nuk po i merr meritat. Nëse jeni i përfshirë në një projekt studimi, mund të ndjeni se mund të lëvizni malet për momentin. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të shkruar artikuj, email dhe letra.

Gaforrja

Jo domosdoshmërisht jeni duke ikur nga sytë këmbët, por ende ndjeni se mund bëni një shkëputje nga punët rutinë. Dikush me pushtet nuk është i drejtë në qëndrimin e tij ndaj jush. Nëse keni të bëni me paragjykime të një personi tjetër, diskutojini ndjenjat tuaja me një mik.

Luani

Përqendrimi në anën pozitive të jetës i mban të motivuar ata që ju rrethojnë. Miqtë duket sikur mund të arrijnë diçka me mbështetjen tuaj. Një i dashur do të ankohet se nuk mund të kontaktojë me ju kur kanë nevojë më shumë se kurrë për ju. Ky është çmimi që paguani se jeni kaq popullor.

Virgjëresha

Ju keni kontribuar shumë në një situatë grupi dhe tani të tjerët po ju kërkojnë ndihmë për të kapërcyer një pengesë. Pavarësisht shqetësimit që shkakton kjo, do të ishte e vështirë të largohesh nga çfarëdo, ose kushdo që është duke shkaktuar problemin. Një zgjidhje do të jetë që të merrni disa përgjegjësi shtesë.

Peshorja

Dikush në një pozitë fuqie ka marrë disa vendime të këqija në të kaluarën. Nuk ka asnjë provë se procedurat e reja po funksionojnë. Masa më të ashpra do të vihen në vendin e punës dhe kjo është një shenjë se një situatë për të cilën kishit menduar se kishte mbaruar, nuk është zgjidhur ende.

Akrepi

Puna juaj prapa skene po ju jep një mundësi ideale për të sistemuar disa gjëra. Ndjenja e izolimit është e keqe. Nëse nuk arrini të takoheni me të tjerët, mund të zhyteni në një botë mërzie. Komunikimi është jetik për shëndetin tuaj mendor.

Shigjetari

Nuk është e lehtë të përqendrohesh në detyra kur je në dijeni të një situate që po shkakton grindje. Ju nuk do të pajtoheni me vlerësimin e një kolegu të vjetër. Kjo do t’ju vendosë në një pozicion konfrontimi, por është e rëndësishme për ju të luftoni. Falënderimet nga kolegët do t`ju prekin.

Bricjapi

Kontrolloni dy herë se çfarë faturash do të duhet të paguani në të ardhmen e afërt, në mënyrë që të mos kapeni në befasi. Nëse jeni regjistruar aksidentalisht në një shërbim mujor që nuk dëshironi ose nuk ju nevojitet, sigurohuni që ta anuloni menjëherë. Në një situatë interviste, pavarësisht se çfarë ndjeni përbrenda, përpiquni të qëndroni optimist dhe të sigurt.

Ujori

Shpenzimet e papritura ju kanë lënë pa para. Po mendoni të merrni një punë shtesë ose të aplikoni për një kredi afatshkurtër për të siguruar jetesën. Një mundësi tjetër është ndarja e burimeve me dikë të veçantë. Ju nuk do të bëni asgjë pa i dhënë kësaj çështje një konsideratë serioze. Një fqinj do t`ju tregojë një histori të jashtëzakonshme.

Peshqit

Nëse familja juaj nuk po gjen para ekstra, mund të gjendeni në vështirësi financiare. Të aplikoni për një grant, të merrni hua nga familja ose të përdorni kursimet tuaja janë disa nga mundësitë. Ju duhet të ndiheni krenar për kontributin tuaj.


Like it? Share with your friends!