Këto janë pikat e rendit të ditës që pritet të miratohen nesër në mbledhjen e këshillit bashkiak


Këshilli Bashkiak Durrës pritet të zhvillojë ditën e nesërme, (25.02.2021) mbledhjen e radhës.

Mbledhja, e cila do të zhvillohet në orën 12:00 përmes mjeteve të komunikimit elektronik ka në rendin e ditës këto pika:

1-Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit: Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin shkurt 2021

2- Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit: Për miratimin e ndreqjes së gabimeve me karakter material në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.127, datë 24.12.2020 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2021”

3- Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit: Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak nr. 126, datë 24.12.2020 “ për listën emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe konvikteve të shkollave të mesme profesionale që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2020-2021”

4- Informim Këshilltarëve: Raport mbi veprimtarinë audituese të drejtorisë auditimit brendshëm pranë Bashkisë Durrës (01.01.2020-31.12.2020)

5- Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit: Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2020, të cilat i shtohen buxhetit të vitit 2021 të Bashkisë Durrës

6- Pyetje nga Këshilltarët: Diskutime dhe pyetje nga komuniteti


Like it? Share with your friends!