Reshje dhe ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 


Like it? Share with your friends!