COVID-19, spitali San Paolo në gadishmëri për valën e tretë të pandemisë


Janë pesë ambulanca të ndaluara në sheshin përpara urgjencës. Në njërën prej tyre është një zonjë e moshuar. Ndërkohë, një person tjetër bëhet që të hipë në një automjet tjetër. Ai do të zhvendoset në një spital tjetër për të krijuar vend për pacientët më të sëmurë.

Kjo ka qënë panorama e situatës në spitalin San Paolo dhe më të madhin në Bari në Itali, ku po trajtohen të sëmurët me covid-19. Skenat janë ato që janë parë tashmë në muajt e fundit, por që për disa kohë dukej se kishin ndalur. Numri i infeksioneve rritet përsëri dhe bashkë me të rritet edhe presioni mbi spitalet. Në këtë spital, pas një nate të vështirë, situata duket se është rikthyer pak a shumë në normalitet, por me këtë ritëm spitalet së shpejti do të mbushen.

 

Përkeqësimi i situatës konfirmohet nga transferimi i pacientëve. Ata i çojnë në Terlizzi, një strukturë e përdorur si një institucion i kujdesit post-akut. Gjithashtu në spitalet e tjera, për arsye organizative, po ndodh e njëjta gjë. “Nëse ata nuk mbyllin gjithçka, ne nuk do të mund të përballojmë situatën” shpjegon një operator. Vala e tretë tani duket se ka mbërritur.//Telebari

 


Like it? Share with your friends!