Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar në rrjetet e saj sociale një poster që lidhet me shërbimin psikosocial nëpër shkolla.
Nga viti në vit, numri i punonjësve të shërbimit psikosocial është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë, për sa i përket shërbimit psikosocial në vitin shkollor 2020-2021, Ministrja Kushi shprehet:
“Dyfishimi i numrit të punonjësve të shërbimit psikosocial përgjatë vitit shkollor 2020-2021 është dëshmi e rëndësisë që i kemi kushtuar optimizimit të këtij shërbimi në një kohë relativisht jo të lehtë pas tërmetit të Nëntorit 2019 dhe pandemisë COVID-19”.
Ministrja Kushi e mbyll postimin e saj duke nënvizuar edhe rëndësinë e këtij shërbimi:
Njëkohësisht, me vëmendjen e shtuar të shërbimit psikosocial i qëndrojmë më afër nevojave të nxënësve, prindërve e mësuesve për adresimin e nevojave të ndryshme nëpër shkollat tona.