Horoskopi javor 15-21 Mars Nga Astrologu Jorgo Pulla/ Kjo eshte shenja me FAT e javes


DASHI JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë do ekzistojnë shumë cështje të cilat kanë nevojë për vëmëndjen tuaj pasi dhe mund të ekzistojnë “pika” që nuk do jenë të dukshme që në fillim.

Hyrja e Merkurit në shenjën e Peshqve në 16/03 përforcon apo krijon prapaskena dhe këtë do duhet ta keni ndërmend, të paktën në cështje që janë të rëndësishme për ju.

Në 20/03 Dielli kalon në shenjën tuaj dhe fillon zyrtarisht muaji i ditëlindjes tuaj, dicka që tregon se periudhën e ardhshme vetbesimi dhe energjia juaj do jetë në maja dhe kjo do t’ju sjellë në epiqëndrën e vëmëndjes.

Dashuria

Me hyrjen e Merkurit në shenjën e Peshqëve ka mundësi të ekzistojnë shumë gjëra të cilat deri tani nuk janë thënë dhe lidhen më një lidhje sentimentale apo një njohje që keni bërë dhe ju intereson të zhvillohet.

Ndoshta vëreni se do jetë më e lehtë të shprehni me vepra sesa me fjalë dhe kjo duket se do vlejë dhe për të tjerët. Në fund të javës në 21/03 Afërdita do kalojë në shenjën tuaj, dicka që tregon se periudha e ardhshme është ideale nëse jeni beqarë dhe dëshironi të gjeni një interes të ri.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë ka mundësi të ekzistojnë disa cështje të cilat mund të duken të ngatërruara ndaj kini kujdes drejtimin e tyre, aq më tepër ndaj periudhës kohore që do nevojiten për tu menaxhuar. Bisedat e sinqerta midis personave që bashkpunoni do jenë shumë ndihmuese dhe për zhvillimin e detyrimeve tuaja të përbashkta profesionale, por edhe për klimën që ekziston midis jush.

DEMI JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë me hyrjen e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 “shkëmbimet” sociale qoftë dhe në distancë do fillojnë të rriten. Telefonatat, mesazhet akoma dhe e-mailet, do kenë nderin e tyre dhe nuk përjashtohet të hapin dhe një rreth komunikimi me persona me të cilët deri tani nuk flisnit shumë shpesh. Në 20/01 Dielli kalon në shenjën e Dashit duke treguar se periudha e ardhshme ofrohet për rimendime por edhe kontroll të ngjarjeve dhe situatave që ishin të rëndësishme për ju.

Dashuria

Një bisedë e thellë që do keni me një person që ju intereson këto ditë mund të përbëjë shkakun për tu afruar më pranë, pasi prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve krijon ndjenja akoma më të thella. Sigurisht në eksagjerimin e tyre ato mund të krijojnë probleme, ndaj do duhet të dëgjoni dhe zemrën tuaj por edhe llogjikën. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje me hyrjen e Afërditës në shenjën e Dashit në 21/03 fillon një periudhë gjatë së cilës mund të ndiheni sentimentalisht të distancuar nga partneri juaj. Të mbani mend se është në dorën tuaj të mos e lini këtë të ndodhë.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet profesionale kanë nderin e tyre këtë javë dhe duket se do ekzistojnë shumë cështje të cilat do jenë për tu sistemuar! Komunikimi do luajë rol të rëndësishëm në menaxhimin e tyre, mjafton të mos lini ndjenjat t’ju ndikojnë. Nga fundi i javës do duhet ti kushtoni shumë vëmëndje një cështje profesionale pasi duket se kjo ndoshta shoqërohet me prapaskena.

BINJAKËT JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Nga kjo javë fillon një periudhë e cila do ketë shumë biseda profesionale dhe cështje që lidhen me punën. Hyrja e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 krijon trazira profesionale dhe e kthen interesin tuaj në këtë fushë. Pavarsisht punëve dhe detyrimeve që mund të keni këtë javë mos harroni të lini kohë për jetën tuaj personale, por edhe për angazhimin tuaj me aktivitete që ju mbushin me optimizëm. Në këtë do ndihmojë vecanërisht dhe hyrja e Diellit në shenjën e Dashit në 20/03 që sjell socializim, shokë por edhe flirte!

Dashuria

Komunikimi me partnerin tuaj do luajë rol përcaktues për këtë javë kryesisht deri dhe në mes të javës, ku duket se do ekzistojnë shumë detyrime profesionale të cilat mund t’ju largojnë qoftë dhe përkohësisht nga ai. Nëse jeni beqarë me hyrjen e Afërditës në shenjën e Dashit në 21/03 të mbani mend se fillon një periudhë e cila do ketë mundësi për tu afruar pranë një personi që ju intereson dhe duket se ai person me ndonjë mënyrë do lidhet me ambjentin tuaj shoqëror.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet profesionale do kenë nderin e tyre për periudhën e ardhshme pasi prezenca e Merkurit në shenëjn e Peshqëve tregon biseda, komunikim dhe shumë zbatime që lidhen me cështjet profesionale. Nëse përdorni talentet tuaja komunikuese në kombinim me pozicionin e ri të Merkurit, duket se mund të arrini dicka të mirë nga ana profesionale apo të fitoni pikë për një punë që do përmbushni.

GAFORRJA JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Java fillon nga ana astrologjike në 16/03 me hyrjen e Merkurit në shenjën e Peshqëve. Merkuri nga pozicioni i tij i ri do ndihmojë vecanërisht cështjet që lidhen me arsimin, ashtu si seminare dhe certifikime, pasi do t’ju vënë në procedurë të përqendroheni në c’do gjë që mund të zgjerojë horizontet tuaja shpirtërore. Në 20/03 Dielli do kalojë në shenjën e Dashit dhe tregon se fillon një periudhë e cila duket se do ketë mundësi nga ana profesionale, madje ka mundësi të ketë dhe një propozim të ri i cili lidhet me punën.

Dashuria

Këto ditë rezultojnë t’ju afrojnë më pranë me partnerin tuaj pasi prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve do t’ju ndihmojë të shprehni ndjenjat tuaja, akoma dhe gjëra që ju kanë besdisur, pasi mënyra që do e bëni, nuk do krijojë kundërshtime. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të keni komunikim me një person që ndodhet në rrethin tuaj të gjërë dhe ndoshta nga ai komunikim krijohen aspirate sentimentale. Hyrja e Afërditës në shenjën e Dashit në 21/03 mund të sjellë periudhën e ardhshme një njohje e cila do bëhet ose në punë ose në ambjentin tuaj profesional.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë nevojitet të planifikoni disa lëvizje që dëshironi të bëni dhe lidhen me punën pasi nga java e ardhshme dhe më pas duket se do ekzistojnë mundësi për ti realizuar. Hyrja e Diellit në shenjën e Dashit në 20/03 por edhe hyrja e Afërditës në të njëjtën shenjë një ditë pas, krijojnë një klimë të mirë nga ana profesionale, e cila mund të fshehë dhe shumë mundësi për ju. E vetmja që nevojitet të shmangni janë lëvizjet impulsive, pasi ato do mundeshin të krijojnë cështje.

LUANI JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë ka mundësi të ndjeni se nuk është e lehtë të menaxhoni disa cështje apo gjithashtu është e mundshme të ndjeni se ekzistojnë njerëz rreth jush të cilët ju krijojnë mendime të dyta dhe dilema. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 tregon se ndoshta nuk është “cështje e lehtë” të menaxhoni disa ndjenja ose pozitive ose negative që ju krijojnë të tjerët. Për këtë arsyje do duhet të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën që zgjidhni ti menaxhoni cështjet që janë të rëndësishme për ju. Hyrja e Diellit në shenjën e Dashit në 20/03 ndryshon plotësisht humorin tuaj pasi krijon një klimë të këndshme dhe optimiste.

Dashuria

Një lidhje sentimentale apo një njohje që ju intereson të zhvillohet duket se do fillojë të zhvillohet shpejtë nga fundi i javës. Shkak për ktë do përbëjë hyrja e Afërditës në shenjën e Dashit në 21/03, e cila tregon se periudhën e ardhshme do jetë shumë i rëndësishëm zhvillimi i cështjeve tuaja personale, si të jeni beqarë ose nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Afërdita në një shenjë të zjarrtë ashtu si jeni ju, duket se do jetë ndihmuese mjafton të shmangni lëvizjet impulsive.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë ndoshta kanë nderin e tyre disa biseda të cilat lidhen me cështjet ekonomike dhe punën. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve mund të mod ndihmojë të shihni qartë cili është interesi juaj, ndaj do duhet të jeni shumë të kujdesshëm para se të merrni c’do lloj vendimi dhe të keni peshuar pozitivet dhe negativet. Nga fundi i javës, klima në punë duket se do ndryshojë dhe kjo është në favorin tuaj.

VIRGJËRESHA JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Kjo javë duket se është kushtuar në fushën e lidhjeve tuaja ndërpersonale, pasi prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve nga 16/03 tregon se është një javë bisedimesh dhe menaxhimesh, që lidhen ose me lidhjet personale ose me bashkpunime. Sigurisht për shkak se Merkuri nuk ndodhet në një shenjë që lehtëson “veprimin e tj”, do duhet të keni ndërmend se ndoshta dëgjohen eksagjerime të cilat përfundimisht nuk do ndihmojnë mirkuptimin. Në 20/03 Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri tregon se nevojitet ti kushtoni rëndësi cështjeve sentimentale që keni për c’do cështje dhe të mos i neglizhoni.

Dashuria

Një bisedë që do bëni me partnerin tuaj mund të sjellë në sipërfaqje dhe disa cështje të kaluarës, të cilat nuk janë menaxhuar me mënyrën që duhej me rezultat të konsiderohen akoma të lëna pezull. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve mund të mos e lehtësojë daljen e përfundimeve të llogjikshme dhe këtë do duhet ta keni ndërmend për të ruajtur balancat e nevojshme në bisedime por edhe në komunikimin në korniza të përgjithshme. Në 21/03 Afërdita do kalojë në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri duket se mund të rigjallërojë një histori të kaluarës apo të sjellë komunikim me një ish partner.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet profesionale do ndodhen në sipërfaqje këtë javë dhe do shoqërohen nga shumë bisedime dhe detaje që lidhen me to. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve ka mundësi të mos ndihmojë aq shumë për të ekzistuar një marrveshje në një cështje profesionale, por të mbani mend se nëse bëni maksimumin tuaj nga ana komunikuese atëher të gjitha janë të mundshme!

PESHORJA JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë ndoshta shfaqen cështje të cilat lidhen me përditshmërinë pasi dhe me detyrimet e punës. Me prezencën e Merkurit në shenjën e Peshqëve nga 16/03 duket se do jetë më e lehtë të realizoni cështjet e vogla por kërkuese të përditshmërisë. Nga fundi i javës (20/03) Dielli do kalojë në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri tregon se lidhjet tuaja personale por edhe bashkpunimet do t’ju shqetësojnë mjaftueshëm periudhën e ardhshme.

Dashuria

Kjo javë duket se do ketë shumë detyrime punë dhe jo vetëm, me rezultat cështjet tuaja personale të kalojnë në një fat të dytë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos e lini në “vrullin” e përditshmërisë, duke kaluar kohë cilësore me partnerin tuaj akoma dhe nëse ajo nuk është e bollshme. Hyrja e Diellit në shenjën e Dashit në 20/03 por edhe hyrja e Afërditës në të njëjtën shenjë në 21/03 tregojnë se javën e ardhshme do ekzistojnë mundësi për ju që jeni beqarë. Nuk përjashtohet të afroheni shumë pranë me një person apo të shfaqet dikush që do t’ju shprehë interesin e tij.

Puna dhe Ekonomia

C’do gjë që lidhet me fushën tuaj profesionale duket se ndoshta bëhet presionuese këtë javë ndaj përpiquni të mos e lini sistemimin e tyre për cast të fundit. Pozicioni i ri i Merkurit në shenjën e Peshqëve do jetë ndihmuese për të menaxhuar punë dhe detyrime, por disa cëste mund të ndjeni se rreth jush mbizotëron një kaos! Mos e lini këtë ndjenjë t’ju krijojë ankth pasi mbani mend se mund të menaxhoni c’do gjë mjafton ta vendosni si qëllim.

AKREPI JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë me hyrjen e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 duket se do jetë më e lehtë për ju të ndjeni ndjenjat e tjerve, pasi ndjeshmëria është karakteristika kryesore e Merkurit në këtë shenjë. Kështu që nuk përjashtohet të aforheni pranë me disa persona që ndjenit se ndoshta ekzistonte një mur i padukshëm midis jush apo është gjithashtu e mundshme të rezultojë jo vetëm për dëgjimin e ndjenjave të tjerve, por edhe për të shprehur tuajat. Në 20/03 Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i ri i tij duket se do shtojë detyrimet e përditshmërisë!

Dashuria

Këto ditë janë të përshtatshme për tu afruar thelbësisht më pranë me partnerin tuaj pasi ndjenjat dhe të gjitha ato që ndjeni do luajnë rol të rëndësishëm në ktë. Gjithashtu, rol të rëndësishëm do luajë dhe prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve pasi do ndihmojë dhe ju dhe atë të shprehni mendime, ëndrra, akoma dhe shqetësime. Nëse jeni beqarë, duket se komunikimi do bëjë mrekullinë e saj dhe do t’ju afrojë me një person që ju pëlqen. Hyrja e Afërditës në shenjën e Dashit nga 21/03 tregon se përditshmëria mund të ketë fjalën e saj të parë dhe në jetën tuaj personale nga fundi i javës dhe më pas.

Puna dhe Ekonomia

C’do gjë që lidhet me punës duket se do fillojë t’ju shqetësojë më shumë gjatë gjysmës së dytë të javës dhe sa kalojnë ditët aq më të theksuara do mund të bëhen disa shqetësime. Prezenca e Diellit por edhe Afërditës në shenjën e Dashit nga 20 dhe 21/03 përkatësisht, tregojnë se fillon një periudhë e cila mund të krijojë lodhje për shkak të detyrimeve profesionale, por do ketë edhe mundësi në zhvillimin e tij.

SHIGJETARI JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë duket se do t’ju nevojitet të fokusoheni më shumë në cështjet që lidhen me personat familjarë, disa punë apo pajisje që nevojiten në shtëpi pasi dhe me cështje familjare. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve nga 16/03 do ndihmojë në menaxhimin e të gjitha të mësipërmve mjafton të mos lini ndjenja momentale- ashtu si nervozizmi- t’ju shtyjnë në lëvizje të gabuara. Nga fundi javës klima do fillojë të ndryshojë ndjeshëm për ju pasi hyrja e Diellit në shenjën e Dashit tregon se fillon një periudhë më shumë optimiste dhe me më shumë mundësi për jetën tuaj personale!

Dashuria

Gjysma e parë e javës duket se do rrjedhë në mënyrë kërkuese për ju dicka që tregon se ndoshta nuk është aq e lehtë të përqendroheni në cështjet sentimentale, si të jeni beqarë apo nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve do jetë ndihmuese për të shprehur ndjenjat tuaja ndaj partnerit, dicka e cila do t’ju afrojë më shumë. Nga fundjava me hyrjen e Diellit por edhe të Afërditës në shenjën e Dashit në 20 dhe 21/03 përkatësisht, do fillojë nëj periudhë shumë më favorizuese për jetën tuaj personale. Madje, nëse jeni beqarë duket se mund të shfaqet një dashuri e re.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë mund të mos keni aq dëshirë të përqendroheni apo qoftë të merreni me detyrimet profesionale, dicka e cila mund të krijojë një “stivë cështjesh të lëna pezull” për ditët e ardhshme. përpiquni të mos lini punët të ngrumbullohen pasi nga java e ardhshme do jetë më e vështirë dhe të përqendroheni, për ti menaxhuar.

BRICJAPI JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë mund të ndiheni shumë të mbyllur me rezultat të largoheni akoma dhe nga personat që ndodhen në ambjentin tuaj të ngushtë. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve nga 16/03 do ndihmojë situatën, pasi duket se pranë jush do ndodhen dy-tre persona të cilët ju duan dhe i besoni shumë. Komunikimi me ta do jetë shumë ndihmues për ti vënë në një rregull mendimet apo akoma dhe shqetësimet tuaja. Në 20/03 Dielli do kalojë në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri tregon se periudhën e ardhshme do ndodhen në sipërfaqje cështjet familjare.

Dashuria

Këto ditë mund të mos keni dëshirën të merreni me cështjet personale pasi në mendjen tuaj ndodhen mendime që lidhen me fusha të tjera, me rezultat të largoheni nga c’do gjë që lidhet me jetën tuaj sentimentale. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve do t’ju ndihmojë të mos “humbisni kontaktin thelbësor” me partnerin tuaj, pasi ndjenjat duket se do luajnë rol kryesor dhe në komunikim. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të afroheni më pranë me një person që ndodhet në ambjentin tuaj të afërt, por një bisedë që do keni me të mund të ndryshojë plotësisht mënyrën sesi e shihni.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet prfoesionale mbajnë mirë dhe këtë javë sigurisht duket se ju ndoshta të mos jeni në humor ti menaxhoni apo të merreni për shumë gjatë me to. Prezenca e Merkurit në shenjën e Peshqëve ka mundësi të krijojë velrësime të gabuara përsa ka lidhje me një cështje profesionale apo aspirate të gabuara për personat që përfshihen në të. Përpiquni të rendisni detyrimet tuaja profesionale për të parë cilat janë ato që nuk bëhet ti lini të hecin “vetë”.

UJORI JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë me prezencën e Merkurin në shenjën e Peshqëve nga 16/03 do shfaqen shumë mendime dhe ka mundësi shqetësime që do kenë lidhje me cështje ekonomike. Përpiquni të bëni një plan për të ardhurat-shpenzimet e ardhshme dhe detyrimet e tjera, për të patur një imazh të sqaruar për arkën tuaj. Në 20/03 Dielli do kalojë në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri do t’ju bëjë akoma më komunikues dhe duket se do t’ju tërheqë interesin nga cështje që deri tani nuk ju linin “të merrnit frymë”.

Dashuria

Këtë javë do duhet të keni kujdes në rast se ndodheni tashmë në një lidhje dhe keni arkë të përbashkët me partnerin tuaj, pasi prezenca e Merkurit në shenjën e Merkurit tek Peshqit tregon se ndoshta shfaqen mendime të ndryshme në lidhje me menaxhimin e detyrimeve tuaja të përbashkëta. Nga 20/03 klima do ndryshojë ndjeshëm dhe do bëhet më e lehtë pasi hyrja e Diellit në shenjën e Dashit por edhe të Afërditës në të njëjtën shenjë një ditë më pas (21/03) , tregon se interesi juaj do kthehet në komunikimin me persona pozitiv që ndodhen në ambjentin tuaj të përbashkët. Nëse jeni beqarë, nëpërmjet personave që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë nuk përjashtohet të bëni një njohje e cila do t’ju enthusiazmojë.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë mund të ekzistojnë shumë cështje të cilat lidhen me fushën profesionale dhe ju krijojnë trazira por në të njëjtin moment ky presion mund t’ju bëjë më krijues dhe të keni shumë ide për punën! Me prezencën e Merkurit në shenjën e Peshqëve duket se detyra juaj kryesore është të menaxhoni skeletin ekonomik të një marrveshjeje profesionale. Përpiquni të veproni në bazë të dhënave që keni deri tani dhe jo në bazë të mendimeve impulsive dhe lëvizjeve.

PESHQIT JAVOR

15/03/2021 TO 21/03/2021

Këtë javë Merkuri do kalojë në shenjën tuaj (16/03) dhe nga pozicioni i tij i ri do t’ju drejtojë të përqendroheni në menaxhimin e cështjeve që ju interesojnë ju dhe vetëm. Lidhjet ndërpersonale duket se do ndodhen në sipërfaqje dhe ndoshta ekzistojnë dhe shumë cështje kërkuese që kanë lidhje me to. Në 20/03 Dielli do kalojë në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri tregon se do duhet të interesoheni për cështjet ekonomike, pasi kjo fushë do ndodhet në sipërfaqje për periudhën e ardhshme.

Dashuria

Komunikimi me partnerin tuaj do luajë rol percaktues në zhvillimin e një bisede akoma dhe një keqkuptimi që mund të keni, ndaj dhe nuk do duhet ta lini të hecë vet, aq edhe ti shihni gjërat nga njëra anë vetëm. Nëse jeni beqarë, këtë javë ka mundësi të ekzistojë komunikim me një person që ju intereson ndaj përpiquni të dëgjoni ato që do thuhen, pasi nga to do dilni në përfundime shumë të dobishme për zhvillimin e një njohjeje. Nga 21/03 Afërdita do kalojë në shenjën e Dashit do bëjë prioritet në sigurinë sentimentale brenda një lidhjeje apo një njohjeje që zhvillohet.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet duket se nuk ndalojnë kurrë dhe akoma dhe nëse këtë javë nuk ekziston dicka që ju presionon, mendja juaj do ndodhet në zhvillimin e cështjeve tuaja profesionale. Prezenca e Merkurit në shenjën tuaj mund të sjellë bisedime me kolegët tuaj apo biseda që lidhen me zhvillimin e një bashkpunimi. Përpiquni të shihni të dhënat që do ekzistojnë në një cështje profesionale apo një bashkpunim sa më objektivisht bëhet, pasi prezenca e Merkurit në shenjën tuaj krijon subjektivitet, që nuk do t’ju ndihmojë në vlerësimin e saktë të situatave.


Like it? Share with your friends!