Ndërtimi i pallateve të shembura pas dëmtimit nga tërmeti, bashkia firmos kontratat me pronarët


Në 12 mars Bashkia e Durrësit, njoftoi fillimin e proçesit të lidhjes së kontratave për familjet që do përfitojnë apartamente në godinat që po rindërtohen në të njejtin vend.

Në këtë datë bashkia deklaroi se u lidhën kontratat me tre familjet e para që i përkasin pallatit të ashtuquajtur të Vipave.

 

Edhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar firmosja e kontratave paraprake me familjet që përfitojnë rindërtimin e shtëpive të tyre për pallatet e dëmtuara rëndë nga tërmeti të cilat po  ndërtohen në të njejtin vend.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, u shpreh se ky është një proçes shumë i rëndësishëm i cili sapo  ka filluar.

“Këto janë familje që i përkasin pallateve që po rindërtohen, por do të vijojmë me nënshkrimin e kontratave edhe për ato pallate që nuk ka filluar ende ndërtimi, por që janë miratuar si pallate qe do të rindërtohen në të njejtin vend”, tha ajo,

Po kështu, sipas saj  do të vijojë puna edhe me miratimin e listave edhe në objekte të tjera dhe më tej me firmosjen e kontratave paraprake me qytetarët deri në realizimin e objekteve.


Like it? Share with your friends!