Horoskopi për datën 15 mars nga Russell Grant


Dashi

Ende nuk i keni menduar të gjitha, por idetë që keni për përmirësimin e punës ia vlen t`i zhvilloni. Imagjinata juaj po punon jashtë orarit. Disa njerëz nuk i vlerësojnë idetë tuaja të shkëlqyera. Kjo sepse nuk janë të etur për një ndryshim të drejtimit. Humori juaj do t’i bëjë të gjithë të ndihen të buzëqeshur.

Demi

Keni qenë gjithmonë krijues dhe keni aftësinë për ta shdërruar çdo gjë në të bukur. Marrja e një projekti të zakonshëm dhe shndërrimi i tij në diçka të veçantë do t’ju japë kënaqësi të madhe.

Binjakët

Edhe kur të gjithë përreth jush ju duken jointeresant, do të gjeni anën e ndritshme. Do t`i inkurajoni miqtë dhe të dashurit tuaj për të bërë përmirësime në jetën e tyre. Përmes inkurajimit tuaj, të tjerët që ndodhen në vështirësi, do ta kenë më të lehtë t`ia dalin.

Gaforrja

Do të merreni me disa dokumente dhe procedura. Në fund fare, pas lodhjes, do kuptoni se ia vlente të merreshit me këtë çështje dhe e hoqët një barrë.

Luani

Jeni të lumtur kur shikoni prapa dhe kuptoni që keni qenë në gjendje të përshtatni rutinën me ndryshimet. Ndjeheni të sigurt se idetë e reja do të jenë të suksesshme. Disa nga ndryshimet që ka sjellë kjo pandemi do të mbeten përgjithmonë, por ju keni gjetur një mënyrë për t’i përballuar.

Virgjëresha

Po shkoni më mirë me dikë që nuk e keni parë gjatë kohëve të fundit. Ka pasur raste kur sjellja ose qëndrimi i tyre ju hutoi. Keni filluar të kuptoni se edhe pse nuk ndani të njëjtat bindje me njëri-tjetrin, ka ende shumë për të mësuar nga njëri-tjetri.

Peshorja

Ekziston dikush që dëshironi ta njihni më mirë. Nëse në fillim ju duken të largët ose të rezervuar mos u dorëzoni. Sapo të hiqni pengesat, mund të habiteni kur të zbuloni se sa të përbashkëta keni të dy. Një mik do të përpiqet t’ju manipulojë për t`ju devijuar nga rruga që keni zgjedhur. Jini të vendosur dhe qëndroni në këmbë.

Akrepi

Ju hezitoni të hapni diskutime, por në të njëjtën kohë pranoni se është koha të krijoni një debat. Partneri juaj ose një mik i ngushtë është ndjerë i lënë pas dore dhe i vetmuar. Ju nuk i keni injoruar. Duhet të filloni t`i kushtoni më shumë kohë.

Shigjetari

Një romancë e re po ju shkakton pak zhgënjim. Nuk keni pasur shumë mundësi për të kaluar kohë me njëri-tjetrin dhe tani po pyesni veten nëse përputheni. Jepini pak më shumë kohë veçanërisht nëse shpresoni që kjo marrëdhënie të sjellë një ndryshim të madh në jetën tuaj.

Bricjapi

Jeni duke pritur një shumë të madhe parash. Shmangni zhgënjimin dhe prisni para se të filloni të imagjinoni se si mund t`i shpenzoni paratë shtesë që po ju vijnë.

Ujori

Mund të duket sikur një mik apo partner i ngushtë po përpiqet t’ju largojë. Planet që ata po bëjnë janë zhgënjyese. Mund të jetë që një keqkuptim. Përpiquni të sqaroheni.

Peshqit

Miqtë janë të gatshëm t’ju inkurajojnë të relaksoheni dhe të argëtoheni më shumë. Kjo është një kohë e mrekullueshme për t`ia dorëzuar veten kënaqësisë. Ata me të cilët po kaloni kohë janë të hapur dhe të sinqertë. Të jesh në gjendje të diskutosh mendimet dhe ndjenjat e tua pa u shqetësuar se dikush të gjykon, krijon një frymë harmonie dhe bashkëpunimi.


Like it? Share with your friends!