Transporti publik në kohë pandemie, teknologjitë të reja për të rritur sigurinë


Transporti rrugor nuk ndalet. Edhe në këtë periudhë kufizimesh, nevojat e atyre që udhëtojnë për punë ose për shërbime dhe që duhet të gjejnë një zgjidhje efektive sa më të  shpejtë që të jetë e mundur, i drejtohen transportit publik. Dhe sigurisht ajo që duhet të ofrohet në këtë shërbim duhet të ketë siguri.

Për këtë arsye, “Miccolis” po fillon një seri eksperimentesh të reja për të rritur nivelin e sigurisë në mjetet e transportit publik, përveç masave tashmë të miratuara në përputhje me protokollet ministrore. Vëmendje e veçantë po i kushtohet sigurisë së nxënësve në autobusët e shkollës.

Përdorimi i një njësie kontrolli për monitorimin e ajrit garanton aktivizimin e menjëhershëm të ajrosjes së brendshme të autobusit ku tejkalohen vlera të caktuara të pragut të dioksidit të karbonit ose lëndëve të ngurta.

 

Por jo vetëm kaq, një eksperiment tjetër ka të bëjë me fotokatalizën: aplikimi i dioksidit të titanit në disa sipërfaqe është një nga zgjidhjet “vetë-pastruese”, të cilat shpesh janë adoptuar në fushën e ndërtimit. “Autobusi është një vend i sigurt – shpjegon menaxherja e sigurisë i “Miccolis” Ing. Giusy Caforio. Sipas saj transporti publik është shumë herë më i kontrolluar se shumë ambiente pune dhe argëtimi”, shpjegon ajo. Bari që prej ditës së djeshme është futur në zonë të kuqe, për shkak të situatës COVID-19, ku ndalohet qarkullimi, baret dhe lokalet janë të mbyllura. //Telebari

 


Like it? Share with your friends!