APD shpall një vend vakant pranë Repartit të PMNZSH-së


Autoriteti Portual në Durrës bën me dije se ka shpallur një vend vakant pune dhe këtë herë bëhet fjalë për repartin e PMNZSH-së. Me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare APD citon pozicionin dhe proçedurën e aplikimit.

Postimi i plotë: APD shpall një vend vakant pranë Repartit të PMANZSH-së

Afati i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nis nga dita e sotme, 19.03.2021 deri më 25.03.2021.

Detajet me informacionin e nevojshëm i gjeni në linkun bashkëlidhur

#Suksese! #APD

 Në vijim të zbatimit të procedurës për “ Rolet Organizative, Përgjegjësitë dhe Autoritet”,  miratuar me Urdhërin e Brendshëm Nr. 3514/2, datë 22.12.2020, (i ndryshuar me U.B Nr. 711, datë 02.03.2021), APD shpall një pozicion vakant pune si zjarrfikës pranë Repartit të PMNZSH, Dizioni iStandardeve, Shëndetit dhe Emergjencave.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet Brenda datës 25.03.2021.  

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Librezë Pune.
  2. Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
  3. Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
  4. Fotokopje Leje Drejtimi
  5. Fotokopje e Kartës së Identitetit
  6. Certifikatë Familjare.
  7. Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)
  8. Vërtetim Banimi.
  9. Curriculum Vitae
  10. Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
  11. 3 copë fotografi
  12. Vërtetim  Prokurorie
  13. Vërtetim Përmbarimi
  14. Vërtetim Gjykate
  15. Dëshmi penaliteti

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

✓ Të përgjigjet për realizimin e detyrave dhe veprimeve qëkryen gjatë 24 orëve të Gatishmerisë në Shërbim.

✓ Të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve.

✓ Të dijë pozicionin në shërbim, detyrat e tij funksionale.

✓ Të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruarnë zgjidhjen e situatave që mund të ndodhin.

✓ Të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në staciondhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj.

✓ Të mbajë pastër dhe në gatishmëri të plotë automjetetzjarrfikës, pajisjet zjarrfikëse, të gjitha ambientet qëdisponon stacioni.

✓ Të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët qëkërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurëqytetare dhe humane.

Arsimimi dhe eksperienca

✓ Të ketë përfunduar arsimin e mesëm  (Dëftesë pjekurie) sipas kërkesave të ligjit mbi PMNZSH.

✓ Kualifikime shtesë, trajnime në fushën e MNZ, aftësi, njohuri të ndryshme ose përvoja të mëparshme që do tijepte një performancë më të mirë në punë.

 


Like it? Share with your friends!