Nxjerrja në dritë e dëshmitë arkeologjike nënujore, pjesë e projektit Approdi


Veç rëndësisë së sisteve arkeologjike, rëndësisë si qytet portual, Durrësi fsheh dhe shumë thesare nënujore. Si i tillë qyteti ofron turizëm gjatë gjithë vitit. Pasuria nënujore është një vlerë e shtuar për qytetin, ndërkohë që Bashkia me nxjerrjen e tyre në dritë synon ti promovojë ato për të zhvilluar turizmin. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në FaceBook, kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako bën me dije vijimësinë e projektit të quajtur Approdi, që po zbatohet në këtë qytet.

“Durrësi është i pasur me site arkeologjike, të cilat janë të vizitueshme përgjatë gjithë vitit.

Por edhe pasuria arkeologjike nënujore përbën një vlerë të shtuar për qytetin tonë.

Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të nxjerrë në dritë dëshmitë e mbuluara nga rëra në fund të detit nëpërmjet zbatimit te projektit APPRODI”, shkruan Bashkia durrës në postimin e saj.

Ndërsa,  në një video që shoqëron postimin Floreta Kërtusha, eksperte e komunikimit në këtë projekt flet rreth qëllimit të tij.

“Ky projekt ka si qëllim promovimin e rrugëve tregtare dhe porteve antike si destinacione eko-turistike. Zbulimet arkeologjike nënujore datojnë nga periudha parahistorike deri në periudhën e perandorisë romake (shek.I – shek. III i eres sonë) apo mesjeta ( zona e Kepit të Rodonit). Gjetjet më të shumta arkeologjike jane amfora, elemente arkitektonike, enë dhe shumë objekte të tjera”, thotë ajo.

Vizitojeni Durrësin dhe shijoni e përjetoni historinë e tij të pasur, është thirrja që përfundon postimin.

 


Like it? Share with your friends!