Dashi
Gjatë kësaj dite mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe besimin në vetvete pasi ashtu do e keni çdo gjë më të lehtë. Nëse keni një lidhje mund të bëheni agresive dhe të thoni fjalë të gabuara çka do sjellë konflikte të rënda me partnerin. Përkujdesi ndaj njëri-tjetrit do mungojë. Nëse jeni beqarë mirë është të merrni situatën në dorë dhe të joshni personat e duhur. Mundësitë sot do jenë të mira, por duhet të dini të përfitoni. Në punë do bëni gabime të njëpasnjëshme. Edhe projektet e nisura prej kohësh nuk do arrini dot t’i përmbyllni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë nuk duhet ende të shpenzoni shumë.
Demi
Marsi do e bëjë më interesante jetën tuaj sot. Do ndërmerrni iniciativa dhe do jeni shumë më të logjikshëm nga më parë. Nëse keni një lidhje, jo vetëm që nuk do keni pro bleme e debate, por do ndiheni edhe gati për të hedhur hapa më tej. Pasditen dhe mbrëmjen do ja kushtoni posaçërisht atij që keni në krah. Ju beqarët do e keni dhunti joshjen dhe do e keni më të lehtë të afroheni me dikë që pëlqeni. Sipas Meri Gjinit, në punë bëni një bilanc të situatës dhe më pas hidhni hapa. Nëse kërkoni pista të reja keni për t’i gjetur dhe do arrini sukses të garantuar. Ekonomi nuk do arrini të bëni dot sepse do e keni të nevojshme të kryeni disa shpenzime më tepër.
Binjakët
Venusi do ju nxitë të jeni më të hapur dhe më të gatshëm për të diskutuar sot. Ju të dashuruarit nuk do mbani më mëri për problemet e së shkuarës dhje do e shihni të ardhmen me më shumë optimizëm dhe hare. Shprehini edhe frikërat dhe mos mbani asnjë ndryshim përbrenda. Nëse jeni beqarë do afroheni shumë me një person dhe do ndiheni gati për të dalë më shumë e për t’u njohur. Në punë ambicia do jetë shumë e madhe dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Shumë nga ëndrrat do ju plotësohen shpejt. Në planin financiar do i rregulloni që të gjitha problemet që keni pasur falë një shpërblimi të majmë që do merrni.
Gaforrja
Marsi do ju stresojë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak rehat. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni debate shumë të forta me partnerin, por nuk do ndiheni as në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Nuk do i përjetoni emocionet që keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë joshja juaj do japë rezultate, por nuk do ndiheni ende plotësisht të bindur për ta ndryshuar statusin. Në punë do filloni gjithçka mirë, por më pas disa kolegë do ju acarojnë dhe do ju bëjnë të lindi çdo gjë pas dore. Gjendja e parave do jetë shumë delikate.
Luani
Sot duhet të tregoheni më të fortë dhe më të pathyeshëm sepse shumë do mundohen t’iu rrëzojnë. Nëse keni një lidhje mos i dëgjoni aspak fjalët e atyre që ju rrethojnë, por dashurohuni si ta ndjeni dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme. Nëse jeni beqarë ka mundësi të bini në dashuri me një person me shumë vlera që do ua zbukurojë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë do keni konkurrencë të fortë me disa kolegë. Ai që duron dhe guxim më shumë do jetë më i fituari nga të gjithë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi të vogla, por që do ju mërzitin shumë.