Venusi ndjek Diellin dhe hyn në Dash; Shenjat e Horoskopit që do të pësojnë transformim


Ndodh ndonjëherë që planetët të ndjekin njëri-tjetrin përgjatë zodiakut. Nëse në 20 Mars Dielli hyn në Dash, duke i lënë vendin pranverës, një ditë më vonë, paditen e 21 Marsit, Venusi gjithashtu do të lërë Peshqit për t’u kthyer tek forcat e pranverës.

Venusi nuk e bën me dëshirë: Mos harroni se do të shkojë nga kulmi drejt rënies, duke hequr dorë kështu nga një pjesë e mirë e forcës së vet. Megjithatë, si me çdo ndryshim qiellor, do të ketë gjithashtu ngjarje pozitive, përmirësime dhe situata që tani funksionojnë më lehtë. Sidomos për shenja të caktuara.

Venusi do të qëndrojë në Dash deri në mes të prillit, duke treguar për një mënyrë tjetër të përjetimit të ndjenjave, shumë më të ashpër e më të vrazhdë, me shprehi që imponohen, pa shumë respekt për formën dhe harmoninë. Ndonjëherë është e nevojshme.

Kush përfiton nga ky tranzicion? Me siguri shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari)Virgjëresha dhe Binjakët, sepse mund të bëjnë paqe me forcat venusiane, sepse rizbulojnë dëshirën dhe aftësinë për t’i kushtuar hapësirë ëndrrave dhe pasioneve të ëmbla.

Kush është më pak i lumtur nga ky ndryshim? Peshorja (e cila duhet të bëjë hesapet me energjitë e saj), Gaforrja dhe Bricjapi (të cilët duhet të ndajnë hapësirën e kushtuar jetës private dhe asaj publike).

Demit i duhet të qëndrojë në një moment pritjeje dhe më pas, në prill, çdo gjë bëhet më e lehtë dhe më e afërt. Akrepi nuk do t’i ketë gjërat shumë të lehta në dashuri dhe në situatat më intriguese. Më në fund, Ujorit i rikthehet ëmbëlsia në marrëdhëniet e afërta duke i bërë shumë i gatshëm për të dhënë dashuri.


Like it? Share with your friends!