Horoskopi për datën 26 mars nga Russell Grant


Dashi

Shumë rregulla ju irritojnë. Ju dëshironi të jeni të lirë dhe të eksperimentoni. Fatkeqësisht, autoritetet po insistojnë që të ndiqni një kod të rreptë që nuk lejon asnjë ndryshim. Bëni atë që duhet. Kur të keni përmbushur detyrat tuaja, harxhoni energjinë tuaj në një punë krijuese. Të punosh me zell në çdo gjë do të ndihmojë të djegësh energjitë e tepërta dhe të heqësh mendjen nga ngjarjet e tanishme. Së shpejti, do merrni një mundësi pune që është shumë më e përshtatshme për temperamentin tuaj aventurier.

Demi

Ndaloni së jetuari në mohim. Sa më shpejt të pranoni të vërtetën e dhimbshme të një situate, aq më shpejt do të hyni në një rrugë më të drejtë. Ndoshta partneri juaj nuk ju ka dhënë kujdesin dhe vëmendjen që meritoni. Në vend që të përpiqeni t’i bëni ata t’ju duan, jini të mirë me veten tuaj. Shijoni një vakt të shijshëm, trajtojeni veten me disa blerje të shtrenjta.

Binjakët

Shpërdorimi i fuqisë tuaj do të shkaktojë pakënaqësi të madhe. Nëse jeni duke u marrë me një koleg të pa interesuar për punë diskutoni me të. Shpjegojini se si sjellja e tij po ndikon në performancën tuaj. Sjellja juaja do të bëjë mrekulli. Askujt nuk i pëlqen që t’i jepen urdhra. Njerëzit ka më shumë të ngjarë të ndryshojnë kur trajtohen mirë. Modeloni sjelljen tuaj sipas një drejtuesi që gjithmonë e keni admiruar.

Gaforrja

Ndaloni së ndëshkuari veten kur bëni gabime. Ju jeni një qenie njerëzore, kjo do të thotë që ju jeni të detyruar të bëni gabime. Në vend që të mërziteni, jepini vetes mundësinë për ta provuar sërish. Mund të duhen disa përpjekje për të arritur sukses, kështu që jini të durueshëm. Nëse ndiheni fajtorë për mënyrën sesi keni trajtuar një ish-partnerin tuaj, duhet bëni më të mirën në marrëdhënien tuaja aktuale. Tregoni mirënjohjen tuaj për miqtë, të afërmit dhe fqinjët. Bëni një listë me cilësitë më të mira të partnerit tuaj aktual. Përqendrohuni në aspektet pozitive të të gjithë njerëzve që njihni.

Luani

Fati nuk ka qenë në anën tuaj dhe kjo është diçka e pazakontë për ju. Zakonisht, nuk keni problem të tërhiqni dashurinë, paratë dhe mundësitë që dëshironi. Një seri humbjesh ka qenë shkatërruese. Në raste si këto, është e rëndësishme të ndryshoni këndvështrimin tuaj. Zhvilloni një plan që ju mbush me dëshirë. Fillimi i një projekti arti, punësimi i një trajneri personal ose ndjekja e një praktike shpirtërore janë të gjitha mënyrat e mira për të ngritur humorin tuaj.

Virgjëresha

Nëse doni të ndikoni te njerëzit, duhet të ndryshoni sjelljen tuaj. Punoni më shumë për t’i dhënë vetes kujdesin dhe vëmendjen që ju duhet. Kaloni më shumë kohë në aktivitetet që ju pëlqen, si leximi, komunikimi me natyrën dhe kalimi i kohës me kafshët shtëpiake. Në vend që t’i bëni moral një të afërmi, lëreni t’i pranojë pasojat e veprimeve të tij. Ju do të befasoheni se sa përgjegjës dhe të ndërgjegjshëm janë ata.

Peshorja

Nuk ka asgjë të keqe të dëshirosh të jeni vetëm. Ju jeni tërhequr nga jeta shoqërore sepse jeni lënduar. Vërejtjet e një shoku ju kanë dëmtuar. Në vend që të vuani në heshtje, përballuni me të. Kjo do t’i bëjë ata të sillen më me kujdes. Ju jeni shumë të sjellshëm, të matur dhe diplomatik.

Akrepi

Mos u tërhiq nga një personi manipulues. Do të jeni larg rrezikut duke qëndruar larg këtij njeriu. Nëse një i mik i juaji ka rënë pre e tij, paralajmërojini dhe më pas largohuni. Kini besim në gjykimin e tyre. Shoku juaj do të dëgjojë paralajmërimin tuaj nëse i jepni pak hapësirë. A keni qenë viktimë e mashtrimit? Mos hezitoni të paraqisni një raport zyrtar. Edhe pse jeni në siklet për situatën, është e rëndësishme ta sillni atë në vëmendjen e publikut.

Shigjetari

Është e rëndësishme të pranoni kur keni bërë gabime. Pretendimi se gjithçka është në rregull, do të bëjë që njerëzit e tjerë të vënë në dyshim gjykimin tuaj. Është shumë më mirë të pranoni gabimin tuaj dhe të kërkoni falje. Nëse keni qenë i ashpër me një të afërm, duhet të silleni më butë. Ka mundësi që ky anëtar i familjes të ketë me një problem fizik. Të qenit i dhembshur dhe inkurajues do të lehtësojë procesin e shërimit.

Bricjapi

Injorimi i intuitës tuaj po ju shqetëson. Qëndrimi në një mjedis toksik do të ndikojë negativisht tek ju. Në vend që të kujdeseni për të tjerët, do të detyroheni të përqendroheni në nevojat tuaja. Ju nuk do të keni energji për të ndihmuar kolegët në punën e tyre. Është më mirë të dëgjosh instinktet e tua. Gjetja e një pune më të mirë do ju lehtësojë shumë.

Ujori

Ju mungon drejtimi. Kur filloni të ëndërroni duhet të mendoni edhe për momentin e tanishëm. Gjeni diçka që mund ta bëni për të qenë produktiv. Përqendrimi në një detyrë do të forcojë vendosmërinë tuaj. Në vend që të pyesni se cila është lëvizja juaj e radhës, do të kuptoni se cilën rrugë duhet të merrni. Do të frymëzoheni për të gjetur një vend pune, të filloni një program fitnesi ose të prenotoni një udhëtim.

Peshqit

Ju shqetësoheni se do të mashtroheni në punë. Përhapja e thashethemeve do të dëmtojë përparimin tuaj profesional. Është më mirë të shikosh për diçka tjetër, nëse shefi juaj nuk ju vlerëson. Duke kërkuar për diçka tjetër, ju do të gjeni një punë që është e denjë për talentin tuaj. Zgjedhja është e juaja. Nëse ju mungon përvoja dhe trajnimi i nevojshëm për të marrë këtë punë, regjistrohuni në një kurs.


Like it? Share with your friends!