Nën hetim mjeku në Durrës, denoncohet për mjekim të pakujdesshëm


Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se ka nisur proçedimi penal ndaj një mjeku të spitalit të qytetit, pasi është denoncuar nga një qytetare për mjekim të pakujdeshëm ndaj një 63 vjeçari. Ky është një tjetër rast denoncimi ndaj bluzave të bardha gjatë ditëve të fundit në këtë qytet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasin M. M., 51 vjeç, banues në Manzë, Durrës (me detyrë mjek në spitalin rajonal Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. B., e cila pretendon se ai ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 


Like it? Share with your friends!