Duhet te prisni daten 10 Prill per surpriza/ Fati i mire dhe surprizat do te vijen ne kete date per keto shenja


Dashi

Këtë javë do jetë jeta profesionale ajo që do ju shqetësojë më shumë. Do ju duket shpesh sikur nuk do kuptoheni nga shefat dhe nga ana tjetër nuk do i dëgjoni aspak këshillat që do iu jepen. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet ta teproni me kërkesat sepse partneri do ndihet keq kur të mos ua plotësojë dot të gjitha. Tregohuni realistë dhe gjërat kanë për t’iu ecur për mrekulli. Ju beqarët mire do jetë të mos luani shumë me zjarrin nëse nuk doni të digjen keq. Po i morët gjërat shtruar gjithçka do ju ecë më mirë. Shëndeti nuk do jetë i keq. Çlodhuni sa të mundni dhe shmangni qëndrimin jashtë. Financat do jenë në një gjendje delikate kështu që duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar. Në punë do jeni tejet të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më pare. Ecni me plane.

Demi

Këtë javë klima do jetë goxha e tendosur për ju dhe shpesh do bëheni nervozë. Shumë here do ju duket sikur nuk do i arrini dot qëllimet dhe kjo do ju stresojë pamasë. Ju të dashuruarit do jetoni në një klimë të qetë dhe pa emocionet që keni ëndërruar gjithmonë. Në shumë momente do ju duket sikur kurrë më gjërat nuk do lulëzojnë. Ju beqarët do jeni më sensualë dhe ka mundësi të kaloni edhe ditë të lumtura. Me shëndetin duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdeseni për çdo shqetësim para se gjendja të përkeqësohet. Sipas horoskopit, financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo do ju mërzitë goxha. Në punë nuk do ua vënë veshin për ato që do kërkoni dhe asgjë nuk do iu ecë si keni dashur.

Binjakët

Gjatë kësaj jave do i përkushtoheni më tepër jetës tuaj sentimentale për shkak të një konflikti apo një shqetësimi që do ekzistojë. Do ngrini disa pikëpyetje qe nuk do ju lejojë të merrni frymë lirisht. Do keni diskutime goxha të gjata me partnerin dhe do vendosni pikat mbi “i” për disa çështje delikate. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse që ditët e para dhe gjatë gjithë javës do përjetoni emocione të këndshme. Shëndeti nuk do ketë aspak pr obleme dhe vështirësi, përkundrazi do jeni energjike dhe dinamike. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po nuk kryet çmenduri gjendja do mbetet e kënaqshme. Në pune do keni ide shumë të mira sesi të arrini atje ku keni dëshiruar. Do lodheni e do mundoheni paksa, por rezultatet do ua mbushin zemrën me gëzim.

Gaforrja

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Partneri do iu surprizojë gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë shpeshherë të ndiheni si në ëndërr. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por ato shumë shpejt do shndërrohen në lidhje serioze ose martesa. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti, i cili nuk është i zakonshëm. Në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha, por gëzohuni me situatën e qëndrueshme që do ekzistojë. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Mund t’iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante.

Luani

Nëse nuk bëni më të mirën nga vetja për të ruajtur qetësinë këtë javë gjërat do bëhen më delikate. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do mbrohet nga të gjithë planetët. Dielli do sjellë ngrohtësinë dhe do iu nxitë të tregoheni më mirëkuptues me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë periudhë e favorshme për takime interesante. Mos kërkoni menjëherë të krijoni lidhje serioze, por merrini gjërat shtruar. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do keni dhimbje. Në planin financiar do iu duhet të merrni disa vendime me të vërtetë të vështira, prandaj bëni kujdes. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.

Virgjëresha

Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë. Nuk do i mbani inat njëri-tjetrit dhe do dini të kërkoni falje. Ju beqarët duhet të dilni nëpër takime, por nuk duhet t’i pranoni sa hap e mbyll sytë propozimet që do iu bëhen. Shëndeti nuk do jetë i keq, gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse keni pasur pr obleme me qarkullimin e gjakut do keni përmirësime. Paratë do jenë shqetësimi juaj më i madh. Situata nuk do jetë e qëndrueshme prandaj duhen marrë masa edhe më strikte. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.

Peshorja

Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Sipas horoskopit, shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Po tentove gjithmonë e arrin atë që dëshiron.

Akrepi

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

Shigjetari

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Ju që jeni në një lidhje ka rre zik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa prob leme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa pr obleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin pro bleme. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Ju të dashuruarit, edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin në ditët e para të javës, duhet të keni kurajën t’i përballoni ato. Klima do fillojë të ngrohet pak nga pak nga fundi i javës. Ju beqarët do keni mundësi të shumta për aventura emocionuese. Përfitoni nëse kjo është ajo që dëshironi. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mirë dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Në planin financiar ka ardhur koha të tregoheni të kursyer nëse doni që financat mos kenë tronditje të mëdha. Në pune do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.

Ujori

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do e surprizoni partnerin me sjelljen tuaj shembullore. Do kujdeseni më tepër për të dhe do ia plotësoni dëshirat. Ai do ndihet mirë edhe pse do i duket çudi ky ndryshim i menjëhershëm. Ju beqarët më në fund do përjetoni emocionet e të qenit në një lidhje. Shëndeti nuk do jetë aspak pro blematik edhe pse lodhja do bëjë të veten. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Mjedisi yjor nuk do jetë aq i përshtatshëm për sektorin e financave. Mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi sepse do keni pro bleme të mëdha më vonë. Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi.

Peshqit

Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë planetët do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e kënaqshme. Do tregoheni shumë kërkues dhe kritikues njëkohësisht, çka nuk do i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Ju beqarët nuk duhet të ecni me sy mbyllur dhe të shohin nga do iu çojë rruga sepse do përballeni me zhgënjime. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmonte të kishit energji më tepër. Financat do jenë të qëndrueshme nëse shpenzoni vetëm për gjerat e nevojshme dhe nuk e teproni me gjërat e panevojshme. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi të shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.


Like it? Share with your friends!