Vizita e kryeministrit Rama në Durrës, opozita vendore: Erdhi i shoqëruar në qytetin që ka shkatërruar më shumë


Pas çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillt, në 25 mars në Tiranën zyrtare, kryeministri Edi Rama, ka qënë ditën e premte në qytetin e Durrësit, ku ka marrë pjesë në punimet e disa investimeve publike që po realizohen, ndërsa nëka hapur fushatën në këtë qytet.

Rama, vizita e së cilit në qytetin bregdetar u përcoll vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale të kryeministrisë, e filloi vizitën e tij në Porto Romano, ku po kryen punime në ish zonën e mbetjeve, në  lagjen e re të Spitallës, u ndal në kopshtin e rindërtuar “1 Qershori, ndërsa është takuar me peshkatarët e këtij qyteti, operatorët turistikë,  vizitoi amfiteatri dhe zona përreth, ndërsa në mbrëmje hapi fushatën elektrorale, duke prezantuar kandidatët e PS-së.  Në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Durrës kanë reaguar nëpërmjet postimeve në faqet e tyre zyrtare dhe drejtuesit opozitar vendor.

Ferdinand Xhaferaj, kryetari i Partisë Demokartike në Durrës, u shpreh se “Kryeministri në largim sot bëri një gabim të rëndë. Erdhi në Durrës të “peshkonte” mjeshtrat e peshkimit dhe natyrshëm u kthye duarbosh, sepse peshkatarët e injoruan”, shkruan ndër të tjera Xhaferaj.

Në një postim tjetër Xhaferaj u shpreh se “E vetmja gjë pozitive nga vizita në Durrës e kryeministrit në largim, është se Bashkia u përpoq të pastrojë qytetin. Kjo ndodh vetëm kur vjen Edi Rama dhe këto 8 vite ai është dukur vetëm dy herë”.

Kontjana Kuçi, kryetare e LSI në Durrës u shperh në një postim se Rama erdhi në këtë qytet i shoqëruar me truproja dhe makina, nga frika e humbjes.

“Krye-oligarku në largim erdhi sot në Durrës i shoqëruar me truproja dhe makina sigurie të shumta, nga frika e madhe që ka sa herë që shkel në qytetin që ka shkatërruar më shumë.

Pasi bllokoi rrugët, shkaktoi trafik të tmerrshëm, angazhoi bashkinë të pastronte rrugët dhe shtronte me një centimetër zift rreth-rrotullimet 2 milionë eurosh, i braktisur nga njerëzit dhe militantët, e mbylli cirkun e propagandës së tij boshe me një drekë peshku të paguar nga oligarku që kishte sjellë me vete.

Durrësi është makthi më i madh i tij që e lë pa gjumë dhe e bën të dridhet, sepse edhe vetë ai e di që në Durrës do pësojë humbjen më të madhe!

Largimi i tij do nisë në Durrës e do pasojë në të gjithë Shqipërinë”, shkruan ajo.

 

 

 


Like it? Share with your friends!