Ja ku e godet më së shumti energjia negative shenjën tuaj


Horoskopi zbulon sekretin

Duke e pasur parasysh funksionin e saj, secila pjesë e trupit ka llojin e njëjtë të energjisë, si dhe shenjën individuale astrologjie

Me gjuhën simbolike të shenjave dhe planetëve është e mundur të përshkruhet jeta dhe të gjitha gjërat që e përcjellin atë. Në astrologji numri dymbëdhjetë është shumë i rëndësishëm. Mu sikur numri i muajve në vit, ashtu edhe rrethi i zodiakut ka 12 shenja, e secila ka simbolikë të veçantë. Shikuar nga këndi astrologjik, trupi i njeriut është gjithashtu i ndarë në dymbëdhjetë zona. Duke e pasur parasysh funksionin e saj, secila pjesë e trupit ka llojin e njëjtë të energjisë, si dhe shenjën individuale astrologjike. Thënë thjesht, secila pjesë e trupit i takon një shenje të caktuar të astrologjisë.

Fuqia dhe dobësitë

Astrologjia na bën që të identifikohemi me një shenjë. Kjo është shenja në të cilën ka qenë dielli në ditën tonë të lindjes. Megjithatë, ekzistojnë edhe energji të tjera të rëndë- sishme, si energjia e Hënës, nënshenjave dhe planetëve të tjerë. Janë ato energji të atyre shenjave me të cilat shërbehemi që të zhvillohemi dhe të depërtojmë në jetë. Ato janë burim i fuqisë sonë, por edhe i dobë- sive. Kjo, mes tjerash, do të thotë se shenja jonë astrologjike thekson një pjesë të caktuar të trupit dhe ashtu ndikon në shëndet. Secilën herë kur e prishim ekuilibrin, qoftë në nivelin emocional, psikologjik ose fizik, kjo do të reflektohet në trupin tonë. E pjesët e ndjeshme të trupit reagojnë të parat.

Astromedicina

Astromedicina është një disiplinë shumë e komplikuar, e cila kërkon njohje profesionale të medicinës dhe astrologjisë. Kërkon përgjegjësi të madhe, sepse astrologjia informon dhe mëson, por nuk mund të shërojë. Astrologu i shkolluar mund t’i përcaktojë pjesët e ndjeshme të trupit dhe ta gjejë lidhjen e energjisë psikike dhe emocionale me shëndetin. Për dallim nga disiplinat tjera, me ndihmën e astrologjisë është e mundur që të përcaktohen periudhat në të cilat lëvizjet e planetëve mund ta prishin ekuilibrin dhe t’ua hapin rrugën sëmundjeve. Një paralajmërim i hershëm mund t’ju nxisë në kontrollim sistematik të cilin e keni shtyrë për një kohë të gjatë dhe t’ju ndihmojë që në kohë të kujdeseni për shëndetin tuaj.

Shenjat e zjarrta

Pjesëtarët shenjave të zjarrta kryesisht kanë shëndet të mirë dhe kanë shumë energji vitale. Kur u çrregullohet energjia për shkak të stimulimit të tepërt, përfshihen nga padurimi ose zemërimi. Nëse nuk e largojnë atë tension, mund të vijë deri te inflamacionet, formimi i ulcerave ose problemet me zemrën. Zjarri në organizëm ka rolin e djegësit të brendshëm, përkatësisht tretjes, e pastron sistemin duke larguar helmet, viruset dhe bakteret. Për këtë arsye pjesëtarët shenjave të zjarrta me lehtësi luftojnë kundër sëmundjeve dhe rimëkëmben shpejt.

DASHI

Energjia depërtuese e Dashit, e cila pjesëtarët e kësaj shenje i shtyn që të ecin pa frikë përpara dhe ta konfirmojnë identitetin, simbolizon kokën dhe fytyrën. Organizmi ndaj ekuilibrit të prishur do të reagojë me dhimbje të kokës, migrenë dhe me proceset ndryshme të inflamacionit, si dhimbjeve të dhëmbëve, infektimeve të veshëve, sinuseve ose akneve. Janë të mundura pengesat në shikim ose lëndimet e kokës. Shëndetit të mirë do t’i kontribuojnë sportet garuese, sepse me to lirohet tensioni. Rekomandohet edhe noti, si dhe shkuarjet në saunë dhe masazh.

LUANI

Nuk thuhet kot se Luani është i fortë dhe trim. Edhe anatomia astrologjike e lidh me zemrën, por edhe me shpinën. Nëse luani autoritar nuk ka vëmendjen e nevojshme dhe hapësirën në të cilën mund të shkëlqejë, ekuilibri i prishur do të reflektohet me dhimbje në shpinë, qarkullim të dobët, anemi ose letargji. Zemra, organi më i ndjeshëm, duhet të ruhet me aktivitete mesatare sportive, pa mundime të tepërta, që kontribuojnë për një ngarkesë të madhe të shpinës.

SHIGJETARI

Shigjetari jo i qetë, i cili pa u lodhur zgjeron horizonte, lidhet me mëlçinë, ijët dhe kofshët, pjesë të trupit përgjegjëse për lëvizje. Shigjetari ka shëndet të mirë, e problemet e vogla kryesisht i injoron. Shpesh e mundon nervi shiatik, e mund të ketë problem edhe me ijët. Prirja e Shigjetarit për kënaqje të tepërt në ushqim, mund ta ngarkojë mëlçinë, kështu që i nevojitet detoksikimi i kohëpaskohshëm. Është i ndjeshëm ndaj shtimit të peshës, pra nuk guxon që t’i shpërfillë aktivitetet fizike.

Shenjat ujore

Pjesëtarët e shenjave ujore janë shumë të ndjeshëm, e kështu shumë lehtë e absorbojnë negativitetin nga rrethina. Shëndetin e kanë të mirë, por të ndryshueshëm, ashtu siç i kanë ndjenjat. Uji në organizëm udhëheq lëngjet trupore si gjakun dhe limfat, gjëndrat me sekretim të brendshëm dhe sistemin riprodhues. Uji e freskon dhe e shpëlan organizmin. Pjesëtarët e shenjave ujore kanë metabolizëm të ngadaltë, lehtë shtojnë peshë e uji u mbetet në organizëm. Janë të ndjeshëm ndaj viruseve, baktereve dhe kërpudhave. Shpëndetin duhet ta mirëmbajnë me aktivitete fizike, konsumim të matur të ujit, zgjedhje të kujdesshme të ushqimit dhe me shpejtim të metabolizmit.

GAFORRJA

Gaforres në mënyrë simbolike i takojnë gjinjtë dhe lukthi. Gaforrja emocionale shpesh ndryshon humorin dhe shumë shpejtë reagon ndaj gjërave që përjeton organizmi. Ndaj emocioneve negative reagon me dhimbje në lukth, të cilin e ka shumë të ndjeshëm. Ushqimi i ofron siguri, e kjo shkakton trashje. Çekuilibrimi reflektohet me probleme të lukthit, e madje edhe me ulcerë. Të gjitha këto shkaktojnë ndjenja negative të cilat Gaforrja i mban në vete në vend se t’i nxjerrë jashtë. Shëndetin më së miri është që ta mirëmbajë me ushtrime dhe aktivitete kreative, me ndihmën e të cilave mëson që t’i kontrollojë ndjenjat.

AKREPI

Akrepit në anatominë astrologjie i takojnë gjenitalet dhe organet riprodhuese. Akrepi intensiv është me shëndet të shpejtë dhe shpejt rigjallërohet. Ekuilibrin mundet ta prishë me shkatërrimin e nevojës për kontroll, që shkakton probleme me organet riprodhuese, menstruacione jo të rregullta dhe infeksione të fshikëzës. Me detoksim përmes ushtrimeve fizike dhe duke falur në nivelin emocional, do t’ia dalë ta mbajë ekuilibrin.

PESHQIT

Peshqve u takojnë shputat, limfa, gjëndrat me sekretim të brendshëm. Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm, lehtë marrin virozë, e rrezikohen edhe nga helmimi me ushqim. Secili pikëllim emocional do t’jua dobësojë sistemin imun, e atëherë edhe më vështirë është të dallohet shkasi i sëmundjes. Janë shumë të ndjeshëm në temperatura të larta dhe të ulëta, ilaçe dhe alkool. Ekuilibrin e ruajnë me ushqim të shëndetshëm me pak shtesa artificiale.

Shenjat tokësore

Pjesëtarët e shenjave tokësore kanë energji stabile jetësore, shëndet të mirë, që jua siguron shëndetin e mirë dhe forcën rezervë. Janë shumë rezistentë ndaj ftohjeve dhe ndikimet e jashtme. Toka në trup ka rolin e rritjes dhe ripërtëritjes së indeve, simbolizon skeletin e eshtrave dhe sekretimin. Dobësia fshihet në metabolizmin e ngadaltë dhe grumbullimin e kilogramëve. Prandaj, aktiviteti i rregullt fizik është e rëndësishme për pjesëtarët e këtyre shenjave.

DEMI

Demin e simbolizon qafa, fyti, vokalet dhe fillimi i sistemit për tretje. Marrë parasysh në fytin e ndjeshëm, Demi në ekuilibër ndikon me inflamacione. Pjesëtarët e kësaj shenje kanë të theksuar shijen e aromës, kështu që shpesh jepen pas ushqimit. Shpeshherë përballohen me mbipeshë dhe kapsllëk. Pasi që janë dembelë, duhet të merren më shumë me aktivitete fizike. Ekuilibrin më së miri do ta arrijnë me punë kreative dhe qëndrim në natyrë.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshës në nivelin simbolik i takon hapësira e stomakut, përkatë- sisht shpretka. Brengat dhe problemet do të shkaktojnë telashe me sistemin e tretjes, nga dhimbjet e deri te ngërçet në stomak, pastaj të thatin në lukth e deri te sëmundjet serioze në zorrë. Virgjëresha brengoset për shëndetin, nganjëherë së tepërmi. Me kujdes zgjedh ushqimin dhe mënyrën e jetës.

BRICJAPI

Shenjës së Bricjapit i janë ndarë nyjat e mbarë trupit, sidomos gjunjët, më pas eshtrat, dhëmbët dhe lëkura. Energjia e Bricjapit kokëfortë në nivelin e trupit varet në strukturë dhe kufij. Pos kësaj, lëkura e Bricjapit është shumë e ndjeshme, e prirë për të kruara, alergji, skuqje dhe shpeshherë është e tharë. Brengat e tepërta mund ta dërgojnë në depresion. Ju sugjerohen ushtrime dhe ecje, për të ruajtur fortësinë e nyjave.

Shenjat ajrore

Pjesëtarët e shenjave ajrore, mendja e të cilëve është hiperaktive, e natyra e shpejtë dhe jo e qetë, është lehtë t’i hedhësh prej ekuilibrit. Nuk posedojnë ndërtim të fortë, e gjithmonë janë në lëvizje, që i plogështon shpejtë. Forca e tyre bazohet në lëvizshmëri, por energjia jetësore nuk është e fortë, por pandërprerë dallon. Ajri në trup merret me frymëmarrjen si dhe me lëvizjen e përgjithshme. Pjesëtarëve të shenjave ajrore ju nevojitet pak pushim, gjumë dhe qetësi. Për ta ripërtërirë sistemin nervor.

BINJAKËT

Image
Shpina, duart dhe mushkëritë ndërlidhen me Binjakët. Mushkëritë dhe organet e frymë- marrjes i kanë shumë të ndjeshme, kështu q ë zakonisht kanë probleme me bronkitis, infeksion në mushkëri, kollë, ftohje, e madje edhe astmë. Marrë parasysh faktin se gjithmonë jeni në kërkim të dijes së re, lehtë mund të nervozoheni. Jeni të ndjeshëm në stres dhe mund të vuani nga pagjumësia. Ekuilibrin e arrijnë me frymëmarrje të rregullt. Qëndrimi në natyrë do t’ju sigurojë sasi të mjaftueshme të oksigjenit.

PESHORJA

Shenja e Peshores zotëron me veshkat, fshikëzën dhe pjesën e poshtme të shpinës. Marrë parasysh faktit se Peshorja dëshiron të jetë e vërejtur, shumë energji shpenzon në dhënien dhe marrjen e dashurisë. Ekuilibri gjatë dhënies dhe marrjes përcillet me punën e çrregulluar të sistemit për sekretim dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Dashuria njëdrejtimëshe mundet të nxitë edhe shtimin në peshë.

UJORI

Ujorit në anatominë astrologjike i takojnë sistemi nervor si dhe pjesa nën gjunjët e këmbës. Hapësirat nën gjunjë janë kyçe për mënyrën se si qëndrojmë dhe si ecim, me çfarë edhe lavdërohet Ujori me të madhe. Çekuilibri i energjisë te kjo shenjë manifestohet me vena të zgjeruara. Mendja aktive shpeshherë ju punon për së tepërmi dhe krijon tensionime, e cila në rastet e çekuilibrit ekstrem mund të shndërrohet në sëmundje psikike apo edhe në sëmundje neurologjike. Ujorit i sugjerohet shëtitje për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe shumë pushim dhe relaks.


Like it? Share with your friends!