Hëna e Plotë 28 Mars 2021: Si do ndikojë Hëna e Plotë e “krimbave” 12 shenjat


Hëna e Plotë e “krimbave”, ashtu si quhej Hëna e Marsit, realizohet në 28 Marsit 2021 në boshtin e Dashit –Peshores dhe sjell tensione në lidhje. Por paralelisht, na fton të menaxhojmë situatat me “cilësinë” e Peshores dhe të mos marrin vendime impulsive. Domethënë, të përballohemi me cështjet tona me drejtësi, bashkpunim, llogjikë, mirësi, mirkuptim dhe më pak egoizëm. Hëna nuk do jetë… vetëm, ndikimet që pranon nga këndet që krijon me Afërditën dhe Kiron, ngjyrosin energjinë e tij, por me ngjyra që nuk janë shumë të shdritshme. Planeti i dashurisë dhe erosit, Afërdita dhe shëruesi i mitologjisë tonë, Kiron, janë përballë Hënës dhe ngacmojnë plagë që u shkaktuan nga persona që kemi dashur. Por terapia nuk do vonojë.

Nevojat sentimentale

Hëna e Plotë përballë Afërditës rrit nevojën tonë për partneritet, dashuri dhe dhimbshuri dhe nëse nuk ndodhemi në lidhje të shëndetshme me të tjerë, do na drejtojë në ndjenja pasigurie dhe dëshpërimi. Ndoshta dhe në zënka, pasi nëse nuk mundemi të kënaqim nevojat tona sentimentale do jemi më të presionuar dhe do shpërthejmë. Apo mund të drejtohemi dhe në lidhje pa rrugëdalje, duke kërkuar një përqafim tek personat që nuk përmbushin asnjë kriterin tonë, por vetmia e theksuar mund të na bëjë të ulin nivelin e aspiratave tona shumë.

Shërimi i traumave

Ylli Kiron, ndodhet dhe ai përballë Hënës dhe në takim me Afërditën tek Dashi dhe do sjellë në sipërfaqje plagë të vjetra. Do sjellë në mëndje kujtime nga lidhje karmike të dhimbshme, dashuri të parealizuara, partnerë që kanë lënë me kalimin e tyre dhimbje dhe lotë, shokë që zgjodhën tradhtinë dhe të afërm që qëndruan më poshtë aspiratave tona. Nëse ekzistojnë trauma në shpirt, me këtë Hënë të Plotë do ti rikujtojmë. Kjo nuk do të thotë se do kemi ditët tona të zeza për dy javët e ardhshme sa zgjat ndikimi i Hënës, por ka mundësi të jemi të gjithë pak më të ndjeshëm dhe në ato që ndjejmë, por dhe në ato që themi dhe dëgjojmë, do duhet të kemi shumë kujdes fjalët tona dhe sesi shprehemi. Gjithnjë me Hënën e Plotë ndjenjat, ashtu si dhe instiktet, arrijnë në lartësinë e tyre, kështu që ruajmë tone të ulta dhe në shtëpi, por edhe në punë.

Nga Hëna e Plotë ndikohen më shumë Dashët, Gaforret, Peshorja dhe Bricjapët dhe specifikisht sa kanë Diell, planetë apo horoskop nga 5 deri në 11 gradë të shenjave të mësipërmet.

Gjithashtu, ashtu si c’do Hënë e Plotë, edhe kjo mund të sjellë shpërthime metereologjike apo gjeofizike në rang botëror.

Por le të shohim sesi do ndikohen përfaqësuesit e rrethit të zodiakut nga Hëna e Plotë dhe në këndet që krijon.

Dashi

Hëna e plotë realizohet në boshtin tonë, domethënë në shenjën përballë nga e juaja, Peshorja dhe lidhjet tuaja hyjnë në “synim”. Dhe kur themi lidhje, nënkuptojmë të gjitha lidhjet tuaja stabile, martesë, bashkpunime dhe ku keni lidhje të ngushta, ose personale ose profesionale. Afërdita me Kiron ndodhen në takim në shenjën tuaj dhe sjellin në sipërfaqje c’do gjë që mund të fshihni, të shmangni përshkak të frikës dhe ndjeshmërisë dhe ju ftojnë ti përballeni. Por, do duhet të vendosni me një anë vrullin që ju karakterizon dhe të tregoni serjozitet dhe qetësi në vendimet tuaja. E kaluata, bashkë me plagët e tij, do t’ju “zaptojë” dhe do dëshrioni të liroheni. Gabimet, ose janë tuajat ose të tjerve, do trazojnë mëndjen tuaj dhe do kërkoni përgjigje. Nuk nevojitet të keni sjellje agresive, as përballë atyre që ju kanë lënduar as tek vetja juaj. Falni, harroni, lëreni të kaluarën dhe lidhjet që nuk do ju shprehin atje ku bëjnë pjesë, pas jush. Pasi e ardhmja do jetë më mirë pa mjete të rënda dhe madje, nëse kërkoni një partner, ndoshta dy javët e ardhshme do krijoni lidhje në jetën tuaj.

Demi

Cështjet e shëndetit, situatën fizike dhe e të punës sjell Hëna e Plotë në sipërfaqjen dhe kërkon të ndërmarrë veprime! Eshtë periudha ku do bëni më shumë rimendime dhe do kërkoni të gjeni cilat lidhje, bashkpunime, por edhe situata ju shprehin dhe ju lejojnë të jeni vetja juaj. Në përgjithësi, do ndodheni në tension të vazhdueshëm, shqetësim dhe ndoshta ndjeni lodhje dhe rraskapitje. Kjo hënë do t’ju bëjë të kontrolloni gjithcka në thellësi dhe të dëshironi të zbuloni persona dhe situata apo do lëvizni në një anë më të fshehtë. Keni arritur në kufinjt tuaj dhe nuk duroni më të punoni dhe disa t’ju vendosin pengesa apo të paktën kështu mendoni. Nëse në të kaluarën është tronditur besimi juaj me disa bashkpuntorë, tani do hyni në procedurë të shihni c’farë ndodh pas shpinë tuaj dhe të gjeni nëse ekziston ndonjë person që ju saboton karrierën tuaj. Apo mundet vetë ju të punoni fshehurazi në disa plane, pasi dëshironi të siguroni suksesin e qëllimeve tuaja apo të bëni realitet dëshirat tuaja të presionuara. Por vec cështjeve të punës tuaj, Hëna e Plotë ndricon akoma një kapitull, atë të shëndetit dhe situatës fizike dhe është mundësia për ju të mendoni nëse përditshmëria dhe rutinat tuaja janë të sakta apo do duhet të merrni vendimin të kujdeseni më shumë për veten tuaj dhe të keni cilësi jete.

Binjakët

Hëna e Plotë sjell në epiqëndër jetën tuaj erotike, cështjet e fëmijëve, lidhjet shoqërore dhe aspiratat tuaja dhe rrit ankthin tuaj për faktin sesi do zhvillohen gjërat ose në cështjet personale ose në lidhje me shokë dhe të afërm. Shenja ku krijohet Hëna e Plotë nuk është negative për ju, por kontrasti saj me Afërditën dhe Kiron ju bën më sentimentalë, në kuptimin se do e bëjë më të theksuar nevojën tuaj për partneritet dhe pranim dhe ndoshta nëse nuk keni kundërpërgjigje, do ndiheni më të ndjeshëm. Por nëse partneri juaj përgjigjet, atëher do jeni më erotik dhe shprehës. Për shkak se aktivizohet dhe fusha e fëmijëve mundeni, nëse ju intereson, të vendosni përpara planin e fitimit të një fëmije. Nga ana tjetër, mund të ekni dhe njohje profesionale tani ku Merkuri dhe udhëheqësi i mesqiellorit tuaj, Neptuni, pranojnë nga shtëpia tuaj e 10 diellore, që lidhet me karrierën. Apo mund të qëndroni të mendoni dhe të vlersoni nëse saktificat tuaja në punë vlejnë mundin dhe nëse përfundimisht ju drejtojnë në cilësinë e jetës që dëshironi.

Gaforrja

Hëna e Plotë sjell kërkesa dhe shumë detyrime, aq sa në punë edhe në shtëpi dhe tensionet nuk do mungojnë, nëse nuk gjeni anën e artë midis karrierës dhe jetës familjare. Nga njëra anë keni ankthin tuaj për të ardhmen e cështjeve profesioanle dhe përkushtoni shumë orë në punë dhe nga ana tjetër personat tuaj aspirojnë partneritetin dhe kohën tuaj dhe ndjeni sikur ju tërheqin të dyja palët dhe se duhet të ndaheni në pjesë. E gjithë kjo situatë ju krijon shumë stres, ndjeni se asnjë nuk ju kupton dhe ju zë zhgënjimi. Por hëna do ju theksojë nervozizmin dhe ndoshta nuk do mundeni të shmangni përplasjet. Tregoni pas durim, sa mundeni dhe shpjegoni c’farë ju ndodh. Mos e mbani përbrenda, thjesht bëjeni të ditur, fundja zënkat nuk sjellin zgjidhje, madje-madje i bëjnë gjërat më keq.

Luani

Hëna e Plotë ndikon në shtëpinë e 3 në horoskopin tuaj diellor dhe do duhet të jeni vecanërisht të kujdesshëm në biseda që do zgjidhni të bëni me të afërm, kolegë dhe cilindo që gjëndet përpara jush këto ditë. Kjo hënë nuk është negative, të paktën nga ana shenjës që realizohet, thjesht dëshiron dipllomacia për të mos shpëtojë një fjalë, që mund të filloi nga tjetërkund dhe të përfundojë në ankesa dhe dëshira. Ju do duhet të jeni të qartë në fjalët tuaj, të mos flisni me nënkuptime, pasi mund të keqkuptohet c’do gjë dhe sigurisht të dëgjoni me kujdes c’farë kanë dhe të tjetër t’ju thonë. Me sinqeritet dhe humor të mirë do mundeni të komunikoni saktë dhe madje mund të gjeni dhe mundësitë të sqaroni ndonjë situatë, në të cilën kanë ekzistuar hije. Ajo që me siguri do duhet të keni kujdes është c’farë shkruani dhe c’farë përgjigjeni në mjetet e rrjeteve sociale, por dhe sjellja juaj drejtuese.

Virgjëresha

Financat do torturojnë mëndjen tuaj me këtë Hënë të Plotë dhe do mendoni vazhdimisht c’farë mundeni të vëni për të gjetur balancën dhe qëndrueshmërinë. Shqetësime dhe pasiguri për borxhe të mundshme dhe kredi do fryhen dhe do t’ju shqetësojë vazhdimisht e ardhmja juaj. Do hyni në procedurë të “masni” nëse puna që bëni ju përcjell atë që meritoni dhe do kërkoni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Keni dy javë përpara jush ku mund të vlersoni talentet tuaja, të gjeni ide të reja apo mundësi dhe të krijoni një program ekonomik që do t’ju kënaqë për shumë kohë. Ajo që nuk duhet të bëni është të nënvlersoni vlerat tuaja dhe veten. Pavarsisht se nuk është natyra juaj për tu përfshirë në cështje dhe punë që nuk përshtaten me besimet kryesore të jetës tuaj, ndoshta… ëmbëlsoheni me ndonjë propozim që premton shumë. Por mos u nxitoni dhe mos e merrni rrezikun. Të mbani mend se c’do gjë që shkëlqen nuk është flori.

Peshorja

Jeni mikpritës të Hënës së plotë dhe ndikimi që pranoni është i fortë sa në lidhjet tuaja personale aq edhe në bashkpunimet tuaja. Eshtë periudhë që do bëni llogaritjen tuaj dhe do merrni vendime për jetgjatësinë tuaj, ose negative ose pozitive. Domethënë, nëse disa ndjeni se ka humbur enthusiazmi dhe pasioni nga një lidhje dhe se keni humbur interesin dhe veten tuaj, atëher do jeni një fund. Por nëse jeni të lumtur dhe partneri juaj është c’farë pikërisht kërkonit, atëher do merrni vendimin ta dërgoni lidhjen një hap më pas dhe ndoshta arrini në zyrtarizim. Por paralelisht, do duhet ti kushtoni rëndësi shëndetit, sa të tuajit dhe të partnerit tuaj, dhe të mos e lini pas dore veten dhe trupin tuaj.

Akrepi

Hëna e Plotë u kthen dritat e saj në rrugëtimet më të brëndshme dhe ju fton ti kushtoni rëndësi vetes dhe nevojave tuaja. Do duhet të shkelni pak frena, të shplodheni, të kujdeseni për organizmin tuaj dhe të bëni një pushim, pasi sistemi juaj nevrik janë “me llampë të kuqe”. Cështjet e shëndetit dhe situatës fizike duhet të bëhen prioritet dhe të mos i lini pas dore. Në përgjithësi, jeni të ngopur dhe reagoni sikur ju ka fajin gjithcka. Ndoshta disa lidhje apo bashkpunime të mos zhvillohen ashtu si ju dëshironi dhe bini psikologjikisht. Qetësohuni, merrni një distancë dhe ndani në mëndjen dhe zemrën tuaj c’farë ju ka fajin, për të mos shpërtheni dhe tek ata që nuk ju kanë bërë dicka. Kjo hënë përforcon intuitën tuaj dhe mirë është të dëgjoni dhe të merrni vendime tuaja. Lini pas jush c’do gjë që ju ka lodhur dhe gjeni c’farë do ju afrojë më pranë lumturisë që kërkoni. Mos qëndroni të njëjtat dhe të njëjtat. Falni këdo që ju ka lënduar dhe shihni përpara. Gjithashtu, ndoshta ekziston dhe ndonjë prapaskenë e fortë me këtë Hënë të Plotë.

Shigjetari

Shokë, kolegë dhe qëllime ndezin “llëmpën e kuqe” për të vazhduar jetën tuaj vetëm me c’farë ia vlenë. Sqarimet do jenë të shumta dhe Hëna e Plotë do testojë persona dhe situata. Ekziston ndonjë shok që ju ka zhgënjyer dhe nuk qëndroi në lartësinë e aspiratave tuaja? Ndoshta ndonjë koleg nënvlerson përpjekjet tuaja? Kishit vendosur disa qëllime dhe keni dalë nga drejtimi tyre? Të gjitha do hynë në procedurë vlerësimi dhe përkatësisht me “notën” që do marrin, do bëni dhe lëvizjet tuaja të ardhshme. Funjda, nuk nevojitet të keni persona në jetë dhe punën tuaj që ju mbajnë pas dhe ju krijojnë probleme. Hëna e Plotë mund të sjellë suksesin dhe në një qëllim tuajin të rëndësishëm apo të hapë rrugë oër të përparuar dhe të realizohet më lehtë ajo që ëndërroni.

Bricjapi

Hëna e Plotë sjell në sipërfaqje cështje të karrierës në horoskopin tuaj dhe ndoshta sqarohet terreni për të ardhmen tuaj dhe sesi pikërisht të përparoni profesionalisht. Keni një periudhë dy javësh përpara, pothuajse deri në Hënën e Re, që mund të shafqet ndonjë propozim apo një realizim apo të filloni biseda për faktin c’farë duhet të ndryshoni në punën tuaj. Jo, nuk do jetë shëtitje dhe nuk do t’ju shtrojnë tapetin e kuq. Do ekzistojë dhe presioni dhe ndoshta disa tensione, por nevojitet për qetësi dhe mëndje të pastër për të marrë vendime të duhura dhe të mos kërkoni gjëra që nuk janë të mundshme. Vec se karrierës ama, do keni për tu përballur dhe me një anë tjetër akoma në shtëpi, ku mund të ekzistojnë tensione dhe shpërthime midis të afërmish dhe do mund të bëni ndërmejetësin dhe të jeni zëri i logjikës. Por mund të presionoheni, pasi do duhet të kujdeseni për një pjestar të moshur të familjes tuaj. Nga ana tjëtër, disa mund të hynë në procedurë të rikrijojnë hapësirën e shtëpisë.

Ujori

Mëndja juaj është vazhdimisht e qendruar në planet e së ardhmes dhe sesi do mundeni të gjeni zgjidhje në problemeve që ju presionojnë. Ndërkohë, duket se dy javët e ardhshme do mundeni të vlersoni ato cështje me mënyrë më optimiste dhe të keni përshtatje pozitive nëse angazhoheni me mjetet informuese, të huaj, jasht vëndin, udhëtimet, cështjet ligjore dhe studime. Shokët do qëndrojnë pranë jush dhe do t’ju ndihmojnë në qëllimet tuaja. Sigurisht, me Hënën e Plotë duke aktivizuar fushat e komunikimit dhe zhvendosjeve, do duhet të tregoni kujdes të vecantë në ato që themi, por dhe mënyrën sesi i shorehni. Shumë herë mund të keni një mijë të drejta me anën tuaj, por nëse përdorni mënyrë të ashpër dhe thoni fjalë të rënda në fund, do duhet të kërkoni falje madje.

Peshqit

Financat, lidhjet dhe bashkpunimet sjell në plan të parë Hëna e Plotë tek boshti i Dashit –Peshores dhe ju fton të rikontrolloni kufinjtë që keni vendosur, nëse keni vënë. Ndërkohë, përshkak se psikologjia juaj nuk do jetë e lartë dhe do “grindeni” nuk do nevojitet tani të merrni vendime për të ardhmen e një bashkpunimi apo për financat tuaja, lini të kalojnë pak ditët dhe atëher bëni deklaratat tuaja. Nëse keni ndonjë borxh apo dëshironi të bëni një rregullim, është një periudhë pozitive ku mund të arrini një marrveshje pozitive për ju. Gjithashtu, luan dhe skenari për t’ju trokitur fati në derë dhe keni një lajm të ri të mirë apo një surprizë nga ana ekonomike. Ndoshta kujtime të dhimbshme dhe trauma të kaluarës nga lidhje që ju kanë lënduar do shenjëstrojnë mëndjen tuaj. Përpiquni të mos huni në tilla “kurthe” dhe përballuni me situatat me llogjikë./Astrologu AL


Like it? Share with your friends!