Java tjeter do te jete shume e favorshme/ Horoskopi i detajuar per javen qe vjen 29-4 Prill 2021


Dashi

Mundohuni t’i shmangni sa më shumë temat delikate gjatë kësaj jave nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje me personat që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që të rikthehet zymtësia në jetën tuaj. Do jeni shumë të ftohtë me partnerin. Ju beqarët vërtet do lodheni së kërkuari dashurinë, por në fund keni për ta gjetur atë që keni ëndërruar prej kohesh. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, megjithatë me pak maturi dhe përkujdes situata edhe mund të ndryshojë. Shëndeti here pas here do lërë për të dëshiruar. Merrini gjërat sa më shtruar dhe here pas herë bëni yoga. Në punë do keni goxha komplekse dhe planet nuk do ju realizohen të gjitha.

Demi

Kjo javë do jetë herë pas herë i turbullt dhe ndonjëherë i mbushur me vështirësi. Ju që jeni në një lidhje do keni plot debate. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarë do jeni më me fat dhe do keni mundësi të realizojnë takime mbresëlënëse sidomos në fundjavë. Sipas Dritare.net, gjendja financiare do jetë e mirë ditët e pare dhe ditën e fundit. Gjatë mesit të javës mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Binjakët

Javë e mbushur me të papritura do jetë kjo për ju. Në disa momente do surprizoheni pafund dhe do kënaqeni nga partneri, ndërsa në disa momente të tjera do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë të bëni. Për çdo gjë duhet të flisni hapur me atë që keni në krah. Nëse keni fëmijë duhet t’iu kushtoni atyre me tepër rëndësi. Nëse jeni beqarë do jeni shumë nervozë dhe do druheni të pranoni ftesa. Po vazhduat kështu keni për të mbetur vetëm. Edhe financat do jene delikate dhe shpesh do mbeteni pa asnjë para. Shëndeti do ketë shqetësime dhe vetëm mjeku do mund t’iu ndihmoje. Mos neglizhoni asgjë. Në punë ka ardhur koha të bëni ndryshime që të keni arritje.

Gaforrja

Javë e mbushur me surpriza nga më të ndryshmet do jetë kjo. Do adhuroni të provoni gjëra të reja dhe do punoni fort për t’ia dalë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do të rigjallërohet dhe ju do të zbuloni kënaqësi të reja. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë javë plot ngjyra. Ju beqarët do “luftoni” shumë për të fituar betejën në dashuri. Edhe pse do lodheni pak do dilni fitimtare. Përgatituni për ndryshime. Financat nuk do kenë asnjë problem dhe të gjitha këto falë maturisë që keni treguar kohët e fundit. Mos bëni më shumë shpenzime sesa keni bërë. Gjendja fizike në përgjithësi do jetë e mirë. Problemet mund të lidhen vetëm me pjesën nervore pasi do jeni paksa të stresuar. Në planin profesional, do ndikoheni nga Mërkuri, i cili do iu bëjë të pasigurt dhe dyshues.

Luani

Mos ushtroni presion tek askush gjatë kësaj jave, organizohuni dhe dëgjojeni më shumë zemrën. Keni për ta parë se kështu çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju që keni një lidhje dashuria do iu buzëqeshë sërish. Saturni do ua bëjë jetën më të rregullt dhe do iu ndihmojë nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm. Për ju beqarët do jetë periudhë e shkëlqyer. Gjithçka do shkojë më së miri dhe ju do takoheni me personin e ëndrrave. Financat do të përmirësohen më shumë sesa mendonit. Përfitoni për të shlyer borxhet. Neptuni do iu sjellë më tepër energji dhe dinamizëm. Edhe pse java ka qenë e ngarkuar ju çuditërisht nuk do e ndieni lodhjen dhe nuk do keni probleme shëndetësore. Në punë do keni mundësi të realizoni disa projekte të vogla që i kishit menduar.

Virgjëresha

Shumica e dëshirave tuaja do realizohen këtë javë dhe buzëqeshja do ju rikthehet pas kaq kohësh. Më në fund ju që keni një lidhje do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit me partnerin. Përgatituni edhe për surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj jave. Dikush edhe mund të tallet me ju ndërkohë që ju do mendoni se ai iu pëlqen. Në planin financiar duhet të jeni gati për të përfituar nga situata e mirë që do krijojnë planetët. Jupiteri do jetë ai që do iu ndihmojë në planin shëndetësor. Çdo gjë do shkojë mirë dhe nuk do vuani nga asgjë. Të gjithë yjet do mblidhen së bashku dhe do iu bëjnë shumë të vendosur në planin profesional. Do i kaloni të gjitha sfidat dhe do arrini sukses.

Peshorja

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me ëmbëlsirat. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

Akrepi

Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

Shigjetari

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në pune komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.

Bricjapi

Ka ardhur koha t’u shkoni gjërave deri në fund këtë javë dhe të mos keni aspak frikë. problemet e së shkuarës mundohuni t’i lini pas krahëve. Ju që jeni në një lidhje duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Marsi do iu mbështesë gjatë gjithë kohës dhe do jeni shumë sensualë. Ndonjë ditë mund të përjetoni edhe net plot pasion. Ju beqarët do i shtoni aventurat e dashurisë. Sharmi dhe bukuria juaj do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Nuk do kujdeseni fare për buxhetin këtë javë, por gjithsesi planetët nuk do iu lënë në baltë. Me shëndetin nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani prej kohësh nga diçka do keni përmirësime të dukshme. Në punë do jeni të vendosur t’iu shkoni gjërave deri në fund dhe do ia dilni mbanë. Bravo për guximin.

Ujori

Mërkuri do ketë ndikimin më të madh këtë javë dhe do jeni më të ndërgjegjshëm për të komunikuar e për t’u shprehur. Planetët do iu shtyjnë t’i jepni më shumë ngjyra jetës suaj në çift. Në ndonjë moment mund të ketë edhe debate të vogla, por që do kalojnë pa u kuptuar shumë. Ju beqarët do udhëhiqeni nga një energji shumë e madhe dhe nga pasioni. Do dashuroni në çmenduri sepse do gjeni edhe personin e duhur. Në planin financiar reagoni mirë para se të veproni sepse situata nuk paraqitet shumë e favorshme. Në përgjithësi shëndeti do jetë i mirë. Kujdes duhet të bëni vetëm me ushqimin e tepruar. Ruajeni veten edhe nga infeksionet. Në punë do merrni shumë kënaqësi dhe ato që prisnit do iu realizohen.

Peshqit

Të mbështetur nga Venusi dhe Marsi do kaloni një javë të mbushur me pasion. Monotonia nuk do ketë më vend në jetën tuaj në çift. Shprehini edhe më tepër ndjenja dhe mundohuni të largoni idetë e këqija. Për ju beqarët priten aventura të reja. Të pushtuar nga euforia nuk do dini se ku të ndaleni. Kujdes sepse mund të lëndoheni vetë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithsesi nëse bëni pak kujdes me shpenzimet situata do jetë e mirë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por që lidhen përgjithësisht me gripin e stinës. Mundohuni të kujdeseni pak më shumë. Jeta profesionale do jetë e qëndrueshme dhe do mund ta konsolidoni më tepër pozicionin tuaj.


Like it? Share with your friends!