TIRANË- Top Channel ka sigurua videon e momenteve të fundit të Arjan Salës i cili vrapon për tu futur në magazinën që ishte përfshirë nga flakët.
Siç shihet në videon e siguruar nga TCH, Arjani njoftohet në radio nga kolegët e tjerë që në magazinë ka rënë zjarr. Ai menjëherë vrapon për në vendin e ngjarjes ku edhe ka evakuar mbi 20 punonjës që ishin të pranishëm në magazinë. Pas kësaj, 32-vjeçari mori një bombol dhe tentoi të fikte zjarrin në vatrën e tij. Por flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk mundi të dalë.
Siç shihet në pamje, Arjani është i vetmi që nuk kthehet më, pasi hyri brenda magazinës. Arjan Sala tashmë i shpallur Dëshmor i Atdheut, humbi jetën si pasojë e flakëve dhe tymit në magazinë të mërkurën e shkuar, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm tre ditë më vonë, për shkak se ishte e pamundur për zjarrfikësit që të ndërhyhej. Gjatë një matje të temperaturës nga ana e zjarrfikësve u raportua se kishte shkuar mbi 900 gradë.
Vijon…
Top Channel