Herbalisti i njohur: Në dietën tonë nuk duhet të mungojnë…


Tani që ndërrohen stinët, ndërrohet edhe “gjaku”. E si pasojë lind pyetja se çfarë duhet të konsumojmë?

Kësaj pyetje i është përgjigjur sot herbalisti i njohur, Irfan Gjeçi, i cili tha se tani që vjen pranvera ne ndihemi të rënduar. “E për të mos kaluar në stres apo depresion, duhet të kemi sa më shumë kujdes me ushqimin”, shtoi ai.

Gjeçi sugjeroi që të konsumojmë sa më shumë ushqime të gjelbërta, sa më shumë bimë.

“Një drekë e jona duhet të jetë me spinaq. Ne mund ta marrim si lëng, sallatë apo si të duam. Për të qenë të shëndetshëm duhet të kemi një zorrë të pastër. Në dietën tonë duhet të kemi fruta dhe perime. Sistemi i zorrëve tona nuk është për të ngrënë mish. Duhet të kemi panxhar, karota të ziera, pa përjashtim lulelakra, brokoli dhe limoni që nuk duhet të harrohet”, tha herbalisti i njohur.

Irfani shtoi gjithashtu se nuk duhet të heqim dorë nga vitamina C, e të kemi kujdes që të marrim sa më shumë çajra.

“Mund të përdorim kumbullat e thata që i kemi ruajtur nga dimri, si komposto. Hithrat mund t’i përdorim në mënyra të ndryshme. E zien, lëngun e pi dhe pjesën tjetër e gatuan”, tha ai.

Për të rritur energjinë, Irani tha se nëse kemi zorrën e pastër e kemi ngrënë perime dhe fruta, sjell vetvetiu energji.

 


Like it? Share with your friends!