Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh mbi rëndësinë që ka arsimimi i brezave të rinj. Ai ka zgjedhur që të postojë në profilin e tij në Facebook një video nga rindërtimi i shkollës ”Shaqe Mazreku”.
Ndër të tjera në postimin e tij ka shkruar një fjali të ngjashme me moton e PS ”Shqipëria e ardhmja jonë”, vetëm se në këtë rast ka futur dhe fjalën fëmijë.
”Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë, si një diell i vetëm”, shkruan Rama.