Gezuar 1 Prillin ja cilat jane shenjat qe sot kane Festen e Tyre


Dashi (21 Mars- 19 Prill)

Dashi do të gënjejë kur merr shumë përgjegjësi dhe axhendën e ka të zënë sepse nuk do të zhgënjejë askënd. Do të gënjejnë për arsyet pse bëjnë diçka të caktuar apo që kërkuan dhe menduan për diçka para se ta bënin. Ata kanë tendencën të jenë impulsivë dhe nuk kanë durim apo disiplinë të presin para se të veprojnë. Dashit i pëlqen ta mendojnë si të ditur, prandaj gënjejnë duke thënë se e dinë diçka kur në fakt nuk e dinë. Dashi gënjen kur thotë se nuk ka nevojë për ndihmë në një detyrë apo projekt sepse nuk do që të tjerët ta shohin si të paaftë.

Demi (20 Prill-20 Maj)

Demi gënjen veten për diçka që i ka prekur, duke thënë se nuk i intereson. Ata gënjejnë kur thonë se nuk janë xhelozë, ndërkohë që mund të jenë duke vdekur nga zilia dhe gjithashtu gënjejnë për përtacinë e tyre, sepse nuk duan që të tjerët ta marrin vesh se nuk po punonin për një projekt të rëndësishëm, por po shihnin një serial të tërë. Ah po, Demi gënjen kur thotë se nuk shpenzon shumë para… për veten dhe kënaqësitë e tij.

Binjakët (21 Maj- 20 Qershor)

Binjakët kanë tendencën të gënjejnë veten duke thënë se janë të aftë të përfundojnë një detyrë brenda afatit. Duke qenë se zakonisht janë vonë, gënjejnë duke thënë se kjo ishte hera e parë që vonohen dhe kishin arsye të fortë. Binjakët jo gjithnjë i mbajnë premtimet dhe gënjejnë kur tregojnë një histori( jo me qëllim të keq, por për ta zbukuruar).

Gaforrja (21 Qershor-22 Korrik)

Gaforrja pëlqen të pretendojë se është shumë e pavarur, por ndërkohë është shumë “e ngjitur” dhe ka nevojë për afeksion. Ata do të gënjejnë për ndjenjat e tyre dhe do të mundohen të shfaqen më pozitivë dhe entuziastë sesa janë. Nëse lëndohen nga diçka që e bënë vetë, ata gënjejnë veten duke thënë se ishte faji i personit tjetër. Gjithashtu nëse një gaforre është e nevrikosur me ty, do ju gënjejë duke thënë se gjithçka është në rregull. (Por thellë thellë nuk do jua fali kurrë.)

Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Nëse një luan ka një peng nga e shkuara ose diçka që i ka lënduar, do të gënjejë gjithnjë duke thënë se e ka kaluar dhe nuk e prek më e shkuara. Gënjejnë për nevojën që kanë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe që të duken më të rëndësishëm apo të talentuar sesa janë. Gjithsesi kur i kërkohet të provohet kjo e fundit, do ju surprizojnë me aftësinë që kanë për t’u përshtatur.

Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Virgjëresha si perfeksioniste i pëlqen që çdo gjë të jetë e rregullt dhe e pastër, dhe gënjen kur thotë se nuk e bezdis dikush që i prish rregullin. Ata urrejnë kur gjërat dalin jashtë planit, por do gënjejnë për këtë në mënyrë që të mos duken sa të stresuar janë. Realiteti është që duan të jenë të aftë të realizojnë gjithçka sipas planit dhe në mënyrë perfekte, duke e vendosur shumë veten nën tension.

Peshorja (23 Shtator -22 Tetor)

Kur një Peshorë gënjen, bën çmos me betime dhe aktrim që ju ta besoni. Dhe pse nuk duan të gënjejnë, kjo nuk e mohon faktin që shpesh e bëjnë. Ata gënjejnë për të shmangur probleme, për t’i bërë të tjerët të ndihen mirë. Ka raste që e zbukurojnë të vërtetën për t’u dukur madhështore, ndërkohë që është thjesht një gjë normale e përditshme.

Akrepi (23 Tetor- 21 Nëntor)

Akrepi nuk i duron dot gënjeshtarët, por ndonjëherë bëhet dhe ai i tillë. Nëse dikush i thyen zemrën, ata gënjejnë për të mos treguar sa të zhgënjyer, të lënduar dhe të etur për hakmarrje janë. Do të gënjejnë nëse e dinë që kjo do të bëjë që dikush të paguajë që i lëndoi. Ndonjëherë gënjejnë për ta bërë diçka të duket më e rëndësishme apo dramatike, apo thjesht sepse ndihen të çuditshëm dhe kundërshtues.

Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Shigjetari gënjen nëse kjo e ndihmon të shmangë dhimbjen, sidomos atë të të vërtetave të hidhura për veten. Ata gënjejnë që të jenë diplomatikë dhe t’i bëjnë të tjerët t’i respektojnë. Ndonjëherë gënjejnë për nivelin e përkushtimit që kanë ose sa i intereson. Nuk i pëlqen të ndihen nën kontroll nga dikush apo diçka, prandaj do gënjejnë për lirinë e tyre.

Bricjapi (22 Dhjetor- 19 Janar)

Bricjapi gënjen kur thotë se nuk ka nevojën e askujt sepse e ka nën kontroll situatën, ndërkohë që e vërteta është që gjithçka po i del jashtë kontrollit. Gënjejnë kur thonë se janë socialë, sepse në fakt preferojnë të qëndrojnë në qetësinë e tyre. Gjithashtu gënjejnë kur flasin për kujdesin ndaj vetes, sepse harrojnë veten e tyre duke zgjidhur problemet e të tjerëve. Një bricjap gënjen kur thotë se e di përgjigjen, por pastaj do përpiqet në maksimum që ta gjejë në kohë.

Ujori (20 Janar- 18 Shkurt)

Ujori gënjen për ndjenjat e tij dhe thotë se nuk është lënduar dhe është për bukuri, ndërkohë që zemrën e ka të thyer dhe është i trishtuar. Këtë e bëjnë që mos të duken të ndjeshëm dhe sepse mendojnë se ndjenjat janë diçka private. Ujori gënjen kur thotë se nuk do të nxisë probleme, sepse kjo eshte gjithcka që do të bëjë.

Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Ka momente që Peshqit fiksohen pas botës së tyre imagjinare, prandaj shpesh gënjejnë për realitetin që jetojnë. Gjithashtu dhe ata gënjejnë për ndjenjat. Peshqit gënjejnë për të mos bërë diçka që duhet por ata nuk duan ta bëjnë, sepse kështu nuk zhgënjejnë të tjerët. Janë shumë pesimistë, por e fshehin në mënyrë që mos të duken shumë njerëz negativë.


Like it? Share with your friends!