A do të zhvillohet “Eurovision-i” në një skenë me publik? Merret vendimi


Festivali i Eurovision këtë vit do të jetë me publikë në sallë. Festivali i muzikës “Eurovision” këtë vit do të mbahet me publik në sallë dhe do të organizohet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në maj, pasi ishte anuluar vitin e kaluar.

BBC ka raportuar se në arenë do të lejohet prania e 3.500 shikuesve si pjesë e testimit nga qeveria e Holandës.

Arenat do të jetë gjysmë e mbushur dhe spektatorëve do t’u duhet një test negativ për Covid-19 para se të lejohen brenda. Organizatorët e Eurovisionit e kanë mirëpritur këtë vendim dhe kanë thënë se do të “shqyrtojnë opsionet që janë në dispozicion”.

Kujtojmë se para pak ditësh, Eurovision bëri publike renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale. Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Renitja është caktuar nga transemtuesi NPO/NOS/AVROTROS dhe është aprovuar më pas nga Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision, Martin Österdahl.

Ndërkohë kujtojmë se Anxhela do të përfaqësopjë Shqipërinë me këngën “Karma”. Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku avropian. Anxhela bëri edhe disa ndryshime të vogla në krahasim me versionin e parë të këngës. Versioni final është akoma më i fuqishëm dhe u pëlqye më shumë nga fansat e festivalit, ndërsa Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

icon/

 


Like it? Share with your friends!