Horoskopi për datën 4 prill nga Russell Grant


Dashi

Përqendrimi i energjisë tuaj në një detyrë do të jetë shpërblyese. Kjo gjë ju bën të jeni punëtori më i mirë në kompaninë tuaj. Do ju jepet një ngritje në detyrë si promovim për përkushtimin tuaj. Nëse jeni i vetëpunësuar duhet të shpërbleni veten. Planifikimi i një udhëtimi jashtë shtetit, regjistrimi në një kurs ose krijimi i një faqe interneti janë llojet e aktiviteteve që mund t’ju tërheqin.

Demi

Dikush që admiron dëshirën tuaj për të mësuar do të tregojë shumë interes për ju. Nëse jeni beqar, duhet ta mendoni një lidhje me këtë admirues. Ata janë shumë të realizuar dhe ambiciozë, ndërsa ju e dini se si të shijoni gjërat më të vogla në jetë. Nëse e keni një partner/e planifikoni një udhëtim jashtë shtetit me të. Do të kaloni një kohë të bukur duke vizituar vende të mrekullueshme.

Binjakët

Zgjidhja e një misteri do t’ju mbushë me krenari. Ju keni qenë gjithmonë të mirë në zbulimin e detajeve që njerëzit i humbasin. Pasi të keni bashkuar disa pjesë të një enigme do të keni mundësi të shihni të gjithë figurën. Bashkëpunoni me dikë që vlerëson vëmendjen tuaj për detajet. Puna me një koleg ose partner të motivuar dhe entuziast është një mundësi e fortë.

Gaforrja

Partneri juaj ju jep kohë për të ndjekur hobin tuaj të preferuar. Mos harroni të tregoni mirënjohje për gjysmën tuaj tjetër. Merrni kohë për t’u blerë atyre një dhuratë që i tërheq. Të gjithë kanë mënyrat e tyre për ta përjetuar dashurinë. Disa njerëz pëlqejnë dhuratat, ndërsa të tjerë preferojnë fjalë dashure. Kalimi i kohës së bashku është një tjetër dhuratë që mund t’u bësh.

Luani

Aftësia juaj për t’u bashkuar me të gjithë promovon energji pozitive. Në vend që të përpiqeni të ndryshoni njerëzit, ju i pranoni ata. Jeni shumë të zotë në formimin e lidhjeve mbështetëse me kolegët. Ju mendoni se të gjithë kanë talente unike. Duke i lavdëruar njerëzit për aftësitë e tyre, në vend që ti kritikoni ju bëni aleanca të forta. Njerëzit janë gjithmonë të gatshëm t’ju ndihmojnë.

Virgjëresha

Ju jeni një magnet dashurie. Njerëzit janë të magjepsur nga zgjuarsia, inteligjenca dhe shija juaj. Nëse jeni duke kërkuar një partner mund ta gjeni tek dikush me të cilin keni punuar. Të dy jeni shumë sensualë. Ju keni një tërheqje të fuqishme për njëri-tjetrin si dhe një dëshirë të përbashkët për të patur një jetë luksoze. Të filloni një marrëdhënie së bashku do të jetë shumë e bukur për të dy.

Peshorja

Megjithëse jeni shumë i shoqërueshëm, në këtë kohë ju nuk mund dhe nuk duhet të përzieni me të gjithë llojet e njerëzve. Përderisa kaloni kohë në shtëpi, do të jeni në gjendje të përfshiheni më shumë në aktivitete shtëpiake si gatimi, pastrimi, dekorimi dhe kopshtari për të rikthyer energjitë tuaja. Nëse jetoni me familjen tuaj, lëreni që të ju përkëdhelin. Zakonisht, ju jeni ai që bën gjithçka për të dashurit tuaj.

Akrepi

Ndjekja e një kursi, seminari ose leksioni ju bën më të hapur. Në vend që ti qëndroni një besimi që keni mbajtur me vite, do të keni mundësi të mësoni teori që dikur dukeshin absurde. Gjetja e një mënyre për të eliminuar gabimet ose për të rritur prodhimin do të jetë fuqizuese. Pasi të keni përdorur këtë metodë, do të krijoni punë të jashtëzakonshme në kohë rekord. Më në fund, do të keni mundësi të fitoni shumë para në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Shigjetari

Ju e merrni informacionin përmes pesë shqisave tuaja. Gjithmonë i dëgjoni sinjalet që trupi juaj po dërgon. Nëse nuk ndiheni rehat me një situatë, lëreni menjëherë. Kushtojini më shumë kohë projekteve dhe njerëzve që ju sjellin kënaqësi. Sa më shumë të përqendroheni në argëtim, aq më e lehtë do të jetë tërheqja e detyrave të punës, mundësive krijuese dhe marrëdhënieve që dëshironi.

Bricjapi

Vitaliteti juaj natyror është jashtëzakonisht tërheqës. Kjo është një kohë e shkëlqyeshme për të marrë një rrezik emocional ose financiar. Njerëzit janë të gatshëm t’ju ndihmojnë të keni sukses. Kjo sepse entuziazmi juaj për jetën nuk njeh kufij. Nëse keni menduar të bëni një udhëtim nëpër botë, bëni plane për të. Ju do të kënaqeni duke njohur kultura të ndryshme. Njohja me një mënyrë tjetër jetese mund të jetë aq tërheqëse saqë do ta mendoni të lëvizni për të jetuar atje.

Ujori

Jeni të bekuar me aftësi të jashtëzakonshme krijuese. Të shkruani, të luani muzikë, të krijoni modele janë mundësi interesante. Ndonjëherë, ju dekurajoheni për të ardhmen. Ndaloni mendime të tilla të zymta. Sa më shumë kohë të shpenzoni në aktivitetet tuaja të preferuara, aq më të lumtur do të jeni. Punët e dobishme që dëshironi do të vijnë. Kjo sepse universi gjithnjë i shpërblen njerëzit që kanë guximin të dëgjojnë instinktet e tyre.

Peshqit

Gjithmonë keni pasur një respekt për njerëzit e ditur. Kushdo që i kushton disa orë studimit ka një lloj disipline dhe përqendrimi që ju admironi. Ju keni një reputacion për ndërtimin e kështjellave në ajër, ndërsa të tjerët i batojnë idetë në çështje praktike. Kur jeni të interesuar për një temë, mësoni sa më shumë rreh saj. Leximi i librave, shikimi i dokumentarëve, marrja e kurseve në internet dhe biseda me ekspertët janë të gjitha mënyrat që ju ndihmojnë të thithni informacionin.

 


Like it? Share with your friends!