Horoskopi për datën 7 prill nga Russell Grant


Dashi

Debati me miqtë është i kotë. Të gjithë janë të vendosur t’u qëndrojnë pikëpamjeve dhe mendimeve të tyre të ndryshme, pavarësisht nga provat që vënë në dyshim idetë e tyre. Kur kjo të ndodhë gjëja më e mirë që mund të bëni është ndryshimi i temës. Nëse keni të bëni me njerëz, idetë e të cilëve janë fyese, duhet që t’i shikoni këto marrëdhënie. Karriera juaj po përparon, duke ju dhënë më shumë fleksibilitet me të ardhmen tuaj. Nëse jeni lodhur nga puna marrja e disa pushimeve do t’ju bëjë më produktivë.

Demi

Nëse po përjetoni probleme në punë, ju duhet të ndaloni qëndrimin tuaj luftarak ndaj punëdhënësit, kolegëve dhe klientëve tuaj. Ju nuk jeni i përfshirë në një luftë për pushtet. Duke i trajtuar të gjithë si një bashkëpunëtor me vlera, do të bëni përparim të jashtëzakonshëm profesional. Ky parim vlen edhe për rivalët dhe konkurrentët. Studimi me një ekspert do ju bëjë shumë mirë. Jini të gatshëm të largoni bindjet që nuk ju shërbejnë më. Ju nuk keni pse të punoni tërë kohën për të qenë të suksesshëm.

Binjakët

Dallimet kulturore po ju irritojnë. Të ndryshosh besimet dhe praktikat e dikujt, të bën të mërzitesh. Ju jeni të bindur se askush nuk do të tregojë të njëjtin konsideratë nëse rolet do të ndryshoheshin. Kur njerëzit shohin se jeni i shqetësuar për ta, ata do të bëjnë gjithçka për t’ju ndihmuar. Është thjesht çështje e marrjes së hapit të parë drejt pajtimit. Duhet ta lini pas krenarinë për të bërë përpara.

Gaforrja

Ju jeni i lodhur nga sjellja e partnerit tuaj romantik. Është plotësisht e arsyeshme të kesh dëshira fizike. Ndryshoni dinamikën e marrëdhënies tuaj duke qenë më të kujdesshëm ndaj vetvetes. Planifikoni një trajtim në SPA. Duke hequr vëmëndjen nga partneri juaj, ata do të bëhen më të vëmendshëm ndaj jush. Së shpejti, ju do të qeshni së bashku si atëherë kur u takuat për herë të parë. Heshtjet e tensionuara do t’i hapin rrugë bisedave.

Luani

Mbajtja e një qëndrimi kundërshtar drejt një bisede me partnerin tuaj është një gabim. Hiqni dorë nga këto zakone dhe filloni të kërkoni interesa të përbashkëta. Ushtrimi fizik ju jep një shkëlqim të shëndetshëm. Nëse jeni duke kërkuar për dashurinë, do të takoni dikë special. Sensi i tij i humorit do ju bëjë që t’ju dyfishohen të qeshurat. Ky është një fillim premtues për një romancë pasionante.

Virgjëresha

Shtytja e vetes drejt ushtrimeve që nuk mund t’i bëni do të rezultojë një dëmtim. Kur bëhet fjalë për aktivitetin fizik ju duhet të stërviteni ngadaltë dhe çdo ditë nga pak. Jeta juaj e dashurisë vazhdon të ngatërrohet me eksitimin. Nëse jeni beqar, do të takoheni me dikë që që është shumë i njohur. Pasi të bëni një bisedë interesante, do të zbuloni se keni shumë të përbashkëta.

Peshorja

Kur gjërat nuk shkojnë mirë, mos u mërzisni. Përkundrazi, mendoni për mënyra se si të shijoni situatën tuaj aktuale. Një nga mënyrat më të mira për të tërhequr fat të mirë është të rrezatoni pozitivitet. Shtëpia është burim i një force të jashtëzakonshme. Biseda me një të afërm do ta bëjë të pamundur marrjen e problemeve shumë seriozisht. Kaloni sa më shumë kohë me këta persona.

Akrepi

Edhe pse të afërmit tuaj ju duan shumë, ata nuk i kuptojnë nevojat tuaja. Një person si ju nuk ka ndërmend të jetojë një jetë vetëm duke u kujdesur për familjen. Në punë po merrni reagime pozitive. Kjo lejon që imagjinata juaj të rrjedhë lirshëm. Mos hezitoni të bëni disa ndryshime të vogla në një projekt. Këto ndryshime do të priten mirë. Dikush që admiron punën tuaj do t`ju ftojë për një darkë romantike.

Shigjetari

Do të shpërthejë një luftë fjalësh në mediat sociale. Qëndroni jashtë saj. Nëse i shihni komentet e dikujt si fyese, rezistojni dëshirës për t’iu përgjigjur këtyre komenteve hidhëruese. Vendosja e një pjese të çdo pagese në kursime do t’ju vërë në një pozitë të fuqishme. Më vonë, kur një pronë e bukur të bëhet e mundur që ju ta blini, mund të përdorni këto para. Kalimi në këtë shtëpi të bukur do të bëjë që të jeni shumë të lumtur.

Bricjapi

Kudo që shkoni ju harxhoni shumë para. Heqja dorë nga kjo gjë është është më e lehtë nga sa mendoni. Në momentin kur të ndaloni së harxhuari para për gjëra që nuk ju duhen aq shumë, të ardhurat tuaja do të stabilizohen më shpejt. Ju mund t’i bëni dhurata vetes apo të dashurve tuaj kur financat tuaja të jenë në gjendje më të mirë.

Ujori

Luftimi i zgjedhjeve është një shenjë që jeni lodhur dhe jeni shumë i pasigurt. Përdorimi më mirë i kohës suaj do të ishte miratimi i një programi të vetë-përmirësimit. Të fillosh një regjim stërvitje, të punosh me një trajner në internet ose të kërkosh një kurs do të qetësojë shpirtin tënd. Të shpenzoni më shumë kohë në gjërat që doni është thelbësore për shëndetin tuaj.

Peshqit

Mos i jepni askujt mundësinë për t’ju bërë të ndjeheni keq. Fuqizimi vjen nga brenda. Nëse ndiheni të pa vlerësuar në punë, mbushni kohën tuaj të lirë me aktivitetet që i doni. Një mik i mirë do t’ju nxisë ta shfaqni punën tuaj krijuese. Dëgjoni këshillat e tij Dorëzoni një artikull te një botues. Hapni një faqe në internet për punën tuaj artizanale.


Like it? Share with your friends!