Horoskopi që i zbulon gjërat deri në ‘asht”


Dashi
Ia mbërthen kështjellës së pathyeshme dhe nuk e pranon humbjen derisa në mënyrë psikike të mos shkatërrohet. Dashi kërkon të gjitha dhe i kërkon menjëherë. Pritja e shkatërron, e taktika e tij ndryshon. Nuk i pranon gabimet kurrë, e rrallëherë mëson diçka prej tyre. Është i palumtur kur nuk ka kujt t’i lavdërohet dhe i pëlqen ata njerëz që e duan atë. Është vetjak dhe nuk e jep veten. Shkon me kokë për muri dhe rrallëherë mendon për pasojat e veprimeve të veta dhe shpeshherë habitet kur telashet e gjithë botës i bien mbi kokë. Por, ka lëkurë të trashë dhe është i mbrojtur.

Demi
Ai pak a shumë është i lumtur me veten dhe jetën e tij, derisa të tjerët të përzihen në jetën e tij. Është i vetëkënaqur, i heshtur, i mërzitshëm, ai vetvetes i krijon probleme për ta thyer monotoninë. E, kur problemet të shfaqen, shndërrohet në maniak, që rrëzon gjithçka që i vjen në duar dhe hedh mllefin te të gjithë, pa bërë dallime, e, sidomos, më shumë tek ata që kanë më së paku faj. Do të ishte shumë i lumtur sikur të mos kishte njerëz tjerë që ia ngenë tensionin. Do të ulej në majë të malit dhe do të merrte aromën e luleve, do t’i bënte ritualet e përditshme … derisa të vdiste nga mërzia.

Binjakët

Binjakët vlejnë si oportunistë dhe njerëz me dy fytyra me standarde të dyfishta. I dallon edukata dhe inteligjenca, papërgjegjësia, mungesa e përqendrimit dhe nervozizmi. Shpeshherë jetën e kuptojnë si lojë, kështu që nuk piqen deri në pleqëri. Prandaj, ata sillen ashtu si mendojnë se është më mirë, e jo si në të vërtetë duhet të sillen. Ndaj të tjerëve sillen sipërfaqësisht dhe ikin nga secila përgjegjësi serioze. Problemet i shtyjnë larg syve, në mënyrë që t’ju kthehen kur më së paku i presin. Kur në lëkurën e vet e ndjen drejtësinë e njëjtë që shkëlqen edhe te të tjerët. Mallkon të gjitha fuqitë e gjithësisë dhe errësirën që kanë lindur.

Gaforrja

Gaforret janë tepër joreale dhe të ndjeshme. Shpeshherë pa nevojë në vete marrin rolin e viktimës, sepse përmes vuajtjes përjetojnë kënaqësinë. Shkaku i pavendosmërisë dhe pasigurisë së tyre shpeshherë nuk ia dalin t’i arrijnë qëllimet e veta në jetë, e kjo është edhe një arsye të jenë edhe më të pikëlluara. Nuk janë të gatshme as të punojnë shumë për të arritur suksesin, sepse shpejt u mërziten gjërat. Nga të tjerët presin t’ju kushtojnë shumë vëmendje. Ndoshta edhe kjo është fakti pse janë kaq të pafata. Në fakt, vuajtja e tyre nuk ka ndonjë bazë reale. Gaforrja këtë e kupton vetëm atëherë kur shfaqen telashet e para.

Luani

Luani duhet të dominojë. Nuk duron bisedimet dhe kritikat, sepse mendon se është i përsosur, i pagabueshëm dhe me meritë në qendër të vëmendjes. pasi ka plane të mëdha dhe dëshira, si kompleks e ka vlerën e vet. Nëse nuk arrijnë diçka të madhe, gjithë jetën e tyre Luanët e konsiderojnë si të gabuar, të pafat, për faktin se nuk kanë arritur t’i realizojnë ëndrrat e tyre. Për dështimet e tyre fajësojnë situatën, politikën, gjendjen në vend, familjen dhe prindërit, miqtë … pos veten jo.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë të shkathëta në zgjedhjen e problemeve të huaja dhe për të dhënë këshilla, por vetes nuk dinë t’i ndihmojnë. Kur janë nervoze, ato fshijnë, pastrojnë, ngjyrosin, e hapësira e jetës u është kaq sterile saqë mysafirët fillojnë të mos ndihen rehat, në tension dhe jo mirë. Kanë dëshirë të jetës ta kenë në linë, e nëse kjo nuk ndodh, i kap paniku. Pikërisht kur gjithçka kanë rregulluar, në tepih derdhet një gotë verë. Shpeshherë nuk i kanë të plotësuara dëshirat dhe ëndrrat e tyre, fajësojnë të gjithë të tjerët, ndalen dhe e pyesin Zotin se ku kanë gabuar që i ka gjetur një fat si ky, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Peshorja

Ajo që Peshoren më së shumti e mundon dhe e thumbon është padrejtësia. E vëzhgojnë gjithmonë, e shpeshherë e ndjejnë në lëkurën e vet dhe gjithmonë ekziston diçka që ia prish rehatinë dhe lumturinë. Ju takojnë atyre njerëzve që të parët kuptojnë gjërat, e më pas mendojnë e mendojnë me ditë të tëra çfarë do të ndodhte sikur …u shkojnë për shtati njerëzit e mirë si dhe gjërat luksoze. Dukja për ta është me rëndësi të madhe, kështu që kurrë nuk pajtohen me shenjat e plakjes. Kjo për ta është një nga padrejtësitë më të mëdha botërore. Pëlqejnë ta luajnë detektivin, që t’i zbulojnë tradhtitë dhe mashtrimet, të demaskojnë gënjeshtrat, por problemi është se gjithçka marrin afër zemrës. Për ta vetë fakti se ekzistojnë njerëz jo të mirë nuk i bën rehat. Kur zgjedhin problemet e të tjerëve, i përjeton si të vetat.

Akrepi

Pëlqejnë hakmarrjen dhe Akrepi gjithmonë i pari sulmon, e më pas mundet të ndalojë dhe t’ju dëgjojë. Problemet e veta i përfundon vetë, pa ndihmën e askujt. Nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët, e lëre më kritikat. Është me pasion, i përkushtuar dhe nuk lodhet kurrë. Akrepi shkon në fund të botës, nëse mendon se është e nevojshme për të arritur një qëllim. Ndaj personave të dobët nuk ka mëshirë. Akrepat gjithë jetën e tyre e jetojnë thuajse janë në një luftë. Për ta lufta dhe beteja nuk mbarojnë kurrë, telashet gjithmonë janë të pritshme dhe kush nuk mundet t’i durojë, sipas tyre, nuk meriton të jetojë. Problem nganjëherë për ta është se edhe vetë nganjëherë mund të helmohen me helmin e tyre.

Shigjetari

Ai i lëshohet jetës, që ta drejtojë. Nuk i pëlqen që të planifikojë, por disi zgjidhjet për problemet në mënyrë spontane u janë të shërbyera. Pasi është i prirë me sy mbyllur t’ju besojë të tjerëve, shpeshherë u ndodh të përfundojnë të shfrytëzuar dhe të mashtruar. Jeta për ta është e madhe për t’u marrë me punë të imëta dhe me pyetjen se kush çfarë mendon. Kur të dështojnë, ndalojnë kontaktin me të gjithë dhe hedhin jashtë jetës të gjithë. Edhe pse nuk bëjnë plane, mendja e Shigjetarit është e drejtuar nga e ardhmja. Pa marrë parasysh sa argëtues është, i pavarur dhe bohem, kurrë nuk e përjeton kënaqësinë e momentit, por brengoset se çfarë ndodh nesër. Nëse tash është i lumtur, ai brengoset si do të jetë nesër.

Bricjapi

Kokëfortë, të mërzitshëm dhe kurrë nuk dëshirojnë të flasin për problemet e veta. Tmerrohen nga fakti se ndonjëherë ka nevojë të kërkojë ndihmë. Nga pozita e lartë në shoqëri dhe pozita në vendin e mirë të punës zakonisht vijnë me forcat e veta, por njerëzve u duken të ftohtë dhe të painteresuar, rrallëherë tregojnë ndjenjat e tyre. E kanë kompleks kur dikush ka diçka e ata nuk e kanë. Atëherë të gjitha forcat e tyre i vendosin që të jenë më të mirë, e që në fakt del të jenë të pafat. Vetëbesimi i tepërt dhe moskushtimi i vëmendjes të tjerëve, nganjëherë shtrenjtë u kushton.

Ujori

Ujori është human,besnik dhe nuk është vetjak. Pa marrë parasysh sa të mira janë këto veti, në rastin e tyre kjo i godet në kokë. Nuk durojnë poshtërimin dhe fort u përmbahen parimeve, nganjëherë edhe kundër vetes së tyre. Madje, ndaj vetes janë edhe më të ashpër. Me dëshirë ju huazon të holla, madje qofshin edhe ato që i kanë ruajtur për ditë të zeza, sepse për ta të hollat nuk kanë vlerë të madhe. E, kur të mbeten pa të holla, vajtojnë shkaku i ardhmërisë së tyre të keqe dhe i luten Zotit që të kenë më shumë fat.

Peshqit

Peshqit vetvetiu ia ndjellin të keqen. Janë të dobët me realitetin, kështu që shpeshherë bien në situata aspak të këndshme. Në rrethanat negative të jetës reagojnë zhurmshëm. Në kokën e tyre e kanë të vizatuar se si duhet të duket jeta e tyre dhe si duhet të jetë e përsosur për të funksionuar. Kur të ndodhen përpara ndonjë problemit, i cili vështirë zgjidhet, me dhunë tentojnë që problemin ta dërgojnë në territorin e tyre, në botën e tyre ku ligjet e fizikës, matematikës janë më ndryshe. Kjo ndodh sidomos atëherë kur janë nën ndikimin e fortë të emocioneve.


Like it? Share with your friends!