Nuk duhet ta humbisni në asnjë lloj mënyre, reagimin e Poemës kur sheh Ledrin në televizor


Poem Blu rritet dita ditës dhe në çdo moment ka vëmendjen maksimale të Sarës e Ledrit edhe për veprimet më të vogla që mund të bëj. Sara është ajo që publikon më shpesh momente të përditshmërisë me vogëlushen dhe sot ka ndarë një video të adhurueshme të saj.

Në video shihet Ledri që shfaqet në televizor duke kënduar “Prej inati” dhe që Poema e ndjek me vëmendje. Siç duket e vogla nuk arrin ta kuptojë se ç’kërkon babi në televizor, ndaj e shikon me habi të madhe.

“Poem: Po ky çne aty brenda dhe kush dreqin është ajo bjondja?”, ka shkruar Sara përkrah videos së vogëlushes.

Kujtojmë se Poem Blu erdhi në jetë në dhjetor të vitit të shkuar dhe tashmë është shndërruar një nga bebushët më të famshëm të Instagram-it, duke qenë se ka dhe një llogari personale me emrin e saj. E vogla erdhi në jetë në Gjermani, ku Ledri dhe Sara duket se janë shpërngulur, të paktën përkohësisht.

Më herët Sara ka treguar se gjatë lindjes së Poem ka pasur të pranishëm në sallë edhe Ledrin. Ajo ka treguar se kjo gjë e ka ndihmuar shumë dhe madje i ka sugjeruar të gjitha fanset e saj, që të kërkojnë praninë e partnerit në sallën e lindjes.

“Mendoj 1000% që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’ju shoqërojë gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoj dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm tek koka, sepse vetëm aty kisha nevojë.”, tregoi ajo.


Like it? Share with your friends!